• |
ide | kryesore

Nis dhe sot protesta e studentëve. Çfarë kërkojnë?

Arkiva, Të fundit



Ka nisur dita e gjashtë e protestës tek ministria Arsimit të cilës sot po i bashkohen të rinjtë nga Shkodra që i janë drejtuar Tiranës. Studentët pohuan sot se i kanë lënë afat ministrisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre deri të martën.

KËRKESAT:

 

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.



4 Comments

  1. Ça kerkojne? Ta permbledhesh me nje fjale kerkojne:qylin.
    Megjithese kane kaluar 27 vjet nga nderrimi sistemeve populli yne se ka kuptuar akoma qe jeton ne kapitalizem. Ne shpirt jane te gjithe komuniste.

  2. Ti, o emigrant ngaterron kapitalizmin me vjedhjen qe ben qeveri haleja! Studentet ngrihen se tarifat e studimit jane shume te larta! Me qe je edhe emigrant, por qe nuk ke kuptuar asgje nga emigrimi: Ne kaptailzem o bari, ne universitetet publike nuk paguahet asgje! Paguajne vetem ato familije qe jane te gjendje shume te mire ekonomike per femijet e tyre ,ndersa studentet qe vijen nga familje te varfera jo vetm qe nuk paguajne, por marrin edhe burse nga shteti…Mbaje mend o bari: Kapitalizem nuk do te thote qe qeveria te vjedhe parate e taksapaguesve dhe te buxhetit siç ben qeveria e ketyre doçerve, por te punoje per zhvillim e mereqenje te popullit te saje!

    1. o tato o shqiptari tipik qr ben si kompetent po qe je rrot kari komplet: burse
      marrin vetem studentet e shkelqyer, nxenesit nga familjet e varfra marrin tarifa te uleta kurse pjese tjeter punon si ceco part apo full time qe te perballojne shpenzimet e universitetit. more vesh o dembel shiprie?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *