• |
ide | kryesore

Patozi: Pse armiqtë e studentëve janë PS, PD dhe LSI

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi 

TË GJITHË DUAN TA MBYSIN NË MËNYRËN E TYRE…

Nëse një i djathtë sot duhet të ishte vërtetë i shqetësuar politikisht, e vetmja gjë në botë që do ta linte indiferent do të kishte qenë Lëvizja e Arlind Qorrit, e cila po hiperbolizohet dhe po trajtohet si kërcënim i madh kombëtar. Edhe sikur ajo të kishte realisht atë peshë, që po tregohet përmes reagimesh të mllefosura apo legjendash të pabesueshme mediatike apo përsiatjesh folklorike të filozofëve popullorë në rrjetet sociale.
Sepse në një vend të lirë nuk mund t’i mohohen askujt bindjet politike, po ashtu edhe potagonizmi dhe kjo është një temë e ezauruar tashmë që në 1990-ën.
Sepse të gjithë ne kemi parë dhe dëgjuar për komunistë, që jo vetëm e kanë rrahur, por edhe e kanë vrarë tjetrin, vetëm se ka qenë demokrat, por ende nuk ka ndodhur që një demokrat mos pranojë e, aq më pak të dhunojë tjetrin, pse ai është komunist.
Por besoj se një i djathtë ka një arsye shumë të fortë për t’u ndjerë keq në këto momente. Sepse Shqipëria sot gjendet në darën e tre forcave politike, dy prej të cilave janë të majta, ndërsa partinë e Lulit, duke e marrë me të mirë, po e konsiderojmë pa identitet.
Ky është në fakt problemi real, i cili ka krijuar një vakuum të madh social në Shqipëri, sepse përfaqësimi politik është zhbalancuar frikshëm. Ekuilibrat morën një goditje rrënuese pas marrëveshjes së 17-18 majit të vitit të shkuar, duke e futur në një krizë të fortë të djathtën kryesisht për shkak të kompromentimit dhe paaftësisë së Lulzim Bashës.
Kjo gjendje gati e pashpresë është një kushtrim i fortë që e djathta ka nevojë të ngutshme të riformatohet. Por rifaktorizimin e saj nuk e pengojnë as marksistët e Arlindit e as Qorra të tjerë që mund të dalin nga e majta, sepse nuk ka sens. Politika është një sport dinamik, ku askush nuk e ka të sigurt një vend në fushë dhe ku askush nuk mund t’i zërë vendin tjetrit, sepse ka mbërritur përpara.
Aq më tepër po të mendosh se çdo gjë e re që mund të krijohet majtas mund ta dobësonte Partinë Socialiste, pse jo edhe LSI-në. Sepse, sado që diferencat ideologjike mes partive kryesore, sa vijnë e bëhen më konvencionale, sërish mbetet një shtrat i qëndrueshëm natyral votash që ndan të majtët dhe të djathtët në Shqipëri.
Ajo që lexoj unë deri tani është se të treja partitë, që kanë marrë peng Shqipërinë, janë të nervozuar nga protesta dhe po kërkojnë që ta mbysin atë. Secili në mënyrën e vet, dikush duke e përbaltur, dikush duke e përçarë, ndërsa dikush tjetër, duke bërë sikur po e përqafon, por duke i shtrënguar fort qafën.
Edi Rama, i cili i ka mbushur poturet nga masiviteti dhe nga vendosmëria e studentëve, kërkon që ta shuajë atë si vatër zjarri që mund të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa të paparashikuara në të ardhmen. Dhe ngjan të jetë më i priruri për t’i dërguar në shtëpi studentët një orë e më parë.
Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetjen e opozitës. Por kjo nuk është rastësi. Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte.
Ndërsa LSI, e cila është përfituesja më e madhe e këtij sistemi politik, që në fakt u ngrit me qëllimin për ta asgjësuar atë vetë, me sa duket po druhet që protesta mund të derivojë në një lëvizje antiestablishmet, e cila do t’ia prishte asaj edhe qetësinë edhe planet për të ardhmen.
Ky është me sa duket është meraku kryesor që kanë të trija partitë e statuskuosë, dhe kjo është arsyeja pse protesta ka sot tre armiq të fortë dhe të identifikuar qartësisht.
Ndaj edhe protesta e studentëve më ngjan sot aq shumë me betejën e Davidit me Goliatin.



20 Comments

  1. armik me te madh se ti o bolshevik,jozi,selami e imami nuk ka ,ju shitet bythen tek edvini per nji post te grave,vajzavre e tuajen si bregu.tani se palu hesh,se po han njoni cip dru edhe tu nga studentet si aj jani .

  2. Titi, na e shpjego pak me tre fjale ne statusin tjeter se: ku e kupton ti qe PS dhe LSI jane parti te majta? Si e shprehin ato majtizmin e tyre. Cfare mase, ligji, reforme apo qofte edhe propozimi te majte kane bere ato qe ne fillim te pushtetit te tyre e deri me sot? Por mos harro, dakord? Po presim.

  3. Armiku i vërtetë në fakt nuk është as PS, as PD, as LSI,

    Armiku i vërtetë është rilindja e qelbësirave dhe tipat si ky plehu, që venë shenjën e barazimit tek tre forcat politike duke shmangur rilindjen si e keqja më e madhe pas enver hoxhës.

  4. Përse nuk i pasqyron komentet për Patozin ?
    Apo ju intereson se ai ju del në ndihmë për të sulmuar të djathtën shqiptare ?

  5. PO IK O PATOS SE ATY TE KEMI PASUR 20-VITE CFAR BERE IK LARGOU MAS NA RRI NEOER KEMB APO PO MBRON FABRIKEN E MIELLI NO VORE AT KUJTOHET 2015 FLET SI E JOMA E ZEQOZ NE MAJ TE THENES PO O LALI NA LE REHAT SE JEMI NGOPUR BOLL ME TY ZHOZIN DHE MAJLINDEN QE E CUAT PD NE 2013 SHUME SHUME ME KEQ SE NE 1997 DHE TANI ESHTE SHUME E VESHTIR TA NGESHE NE KEMBE SEPSE E SHKATERRUAT E VJELET E RRJEPER PD +SHQIPERIN JU MASKARENJE DHE TANI SE BESOJNE ME PD JU JENI FAJTOREI FALLXHORET KLUSHET QE E PENGONI PD + SHQIPERIN IK LALI IK GJENDESHE DHE FLET NE TITET ME TE VESHTIRA TA BASHES OSE SA TA VEJ NE VIJ BASH NA DEL TI SI SPAFI NUK NE LE PO IK ORE IK.

  6. Ike me -Taku Ngjelen-tek Merua te kam thene nje mije here ose prit te te gradoje ne ndonje vend -edvin skizofreni -per meritat e deri tanishme qe ke pasur per te hedhur balte mbi -PD-ne dhe opoziten.

  7. Astrit, te bej nje thirrje serioze, ty qe te duket vetja ndryshe nga kta te tjeret te ftoj te provosh te shkosh ti te studentet se mbase te pranojne si lider te tyre,,,mbase te kapin edhe ty me shkelma e te nxjerrin si plehre jashte,,,Si do te jete si politikan aspirant per te qene lider shko dhe provoje po pate bythe,,,

  8. Palloz si ish bashkepunetor i sigurimit po i ben sherbim Partise meme. Nuk ka nevoje njeri per mendimin tend te ndryshkur, keshtu qe boll u vetafrove me teori idiote dhe analiza boshe

  9. Patoz ke nje jete ne politike mor burre, c’na hiqesh kshu si i virgjer? Kjo PD-ja qe ti shan pjella jote eshte fundja.

  10. sa i neveritshem po behet ky patoku po ku e kishe gojen o majmun kur ishe ne pushtet apo te la me gisht ne goj basha dhe i je sulur si ai qeni i lidhur mos dil me aman se te ka ik boja fare

  11. Po te jeshe ky qe shitesh, lexo kushtetuten amerikane per keto lloje partishe, e sidomos kur jane teresishtmarksist_leniniste, kurse ti pallosh I jep te drejte nje organizate te tille, qe ne themel ka baza komuniste utopiste. Me gjithate, me kerkesat e studenteve duhet te jete, dhe jane tere partite, qe nuk kane gisht e qellim ne kete mbi ngarkese te studenteve, pra rilindjes se kuqe. por menyre se si ti mikrobi I coroditjes se situates, qe politika , e sidomos te djathtet te mos jene ne proteste, apo per ti eklipsuar me qellim te mbrapesht te llogjikes sate , me ate urrejtje qe te ka pllakosur ne mendim e jeten tende. Ndihmen jepja psikopatit, me mire ne organizatat e fshehura te tije, keshtu sic po e ben. Kur s;je I zoti, e s;ke aftesi( qe e ke treguar cilesine tende) me mire te keshillojme qe mos e trazo ate te shkrete se I del era, keshtu qe edhe ty te ka dale era dhe boja, nuk e dime se a te ka mbetur ndo nje cike seder perparimi, me partine qe te mbajti ne vite dhe si perfundim, ,,,,,,ja kush je.

  12. O fahatar i Manzes.Te zuri bilja gjize u martove me Tiranse (Enkeljda Gjinali).Kur te zuri bilja mjalte zure dashnore.Te beri mutin Enkeled dhe tani qe ke ngel pa brek del e derdellit

  13. Patoz po psh..rr aty ku hangre 25 vjet. Tani te jep Rama para per bixhoz dhe bojĕ flokesh ,per lehjet kinder asaj qe te dha emer

  14. Patoz po psh..rr aty ku hangre 25 vjet. Tani te jep Rama para per bixhoz dhe bojĕ flokesh ,per lehjet kinder asaj qe te dha emer

  15. ASTRIT,

    Te pakten ka nje njeri JO qe te ngreje zerin, POR te pakten te flase kunder bllokut hajdut me ne krye perfaqesues LSI, si dhe atij mashtrues politik PS PD.
    O injorante komentues, hapni veshet dhe syte, zgjohuni…nuk me intereson fare Astriti, por ku po shkojme. Jemi te gjithe te zytur ne mut nuk e kuptoni? Asgje me teper se realiteti shqiptar……..nuk me pelqen te komentoj me gjate artikullin..Ate qe Enveri i ka bere prinderve tane po ja bejne femijet e tij ketij populli (vlen per me teper edhe per te ashtuquajturit demokrate PD) Shikoni cdo ane te parlamentit drejtues dhe nuk ka vend per koment… turppppppppppp
    O injorante komentues, hapni veshet dhe syte, zgjohuni dhe mos u merrni me idjotesira, tallava, droge dhe kumar si parlamentaret sepse nuk do te keni asnjehere brek ne bythe, kjo eshte e sigurt derisa mendoni me bythe

    FALENDEROJ PLOTESISH STUDENTET (sepse te tjeret te denuar, persekutuar, pronare te shtypur, padrejtesisht te denuar sepse nuk pagojne dhe qe mbushin burgjet, apo te friksuar se humbin fatkeqesish mutin e qeverise qe hane cdo dite, pra njerez te nderuar por pafuqi dhe shprese, qe nuk jane servil te shitur por te pashprese) PA PARTI QE ME DHANE NJE SHPRESE TE HUMBUR, NJE MOTIV QE AKOMA KA SHPRESE PER JETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *