• |
ide | kryesore

Topi i Artë, Ibrahimovic thumbon CR7 e Real: “Kështu, paska qenë Perez që konkuronte Messi, jo Ronaldo!”

Sport



Topin e Artë e fitoi Luka Modric, me ndonjë dyshim pas polemikave për parregullsitë e votimit, por ka nga ata që mendojnë se ka një teori tjetër. Sipas Fox Sports, Zlatan Ibrahimovic ka një version të tijin në lidhje me trofeun më të rëndësishëm individual, ashtu si në fakt pritet nga suedezi, që edhe këtë herë do të shkaktojë polemika. Fituesi i vërtetë sipas suedezit është presidenti i Real Madrid, Florentino Perez. Një deklaratë e tipit Ibra, por që si zakonisht këtë herë duket se i drejtohet indirekt edhe Cristiano Ronaldo.

Suedezit i është kërkuar një mendim për Topin e Artë. Prëgjigjia sipas Fox Sports Asia, është shumë polemizuese. “Tani të paktën e dimë që ishte Florentino Perez që konkuronte me Messi për Topin e Artë, jo Cristiano Ronaldo”. Mesazhi është me dy kuptime. Për Modric, fitorja e të cilit është favorizuar se luan tek Real Madrid. E për portugezin, që e ka fituar 5 herë cmimin e që arriti i dyti pikërisht në sezonin kur u largua nga Perez. Mund të jetë rastësi, por Ibrahimovic nuk është i vetmi që mendon se klubi merengues ka shumë influencë kur vjen puna se kujt do ti jepet trofeu.

Ajo që bën më shumë zhurmë është fakti që Ibrahimovic ka lënë të kuptohet që fitoret e Cristiano Ronaldo janë “politike”, më shumë se të lidhura me përfaqësimet në fushë. Për më tepër, mes të dyve ska patur kurrë raporte të mira, sepse duke njohur Ibrahimovic, sipas Gjigantit të Malmös,sigurisht trofeun edhe këtë vit duhet ta kishte fituar … Zlatan!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *