• |
ide | kryesore

“Zyrtarët e FA prishës feste”: Crouch sulmon Federatën në mbrojtje të Klopp

Sport



Nuk ishte një javë normale për Liverpool, që gjashtë ditë pasi fitoi në sekondën e fundit derbin me Everton falë golit të Divock Origi, lojtarit që deri në atë moment kishte hyrë në historinë e klubit për minutazhin e ulët që i ka dhënë Klopp, ka marrë kryesimin e Premier League falë 4-0 ndaj Bournemouth.

Por pikërisht në derbin me Everton, në euforinë e sekondave të fundit, Klopp u fut në fushë për të festuar, duke “fituar” gjobën e 8000 stërlinave nga Federata Angleze. Ish-sulmuesi i Reds, Peter Crouch, në rubrikën e tij në Daily Mail e ka mbrojtur Klopp, duke i quajtur zyrtarët e FA prishës feste.

“Ajo që ndodhi në atë minutë ishte fantastike. Kur pashë Klopp të vraponte për të përqafuar Alisson në fillim qesha. Pastaj e kuptoj që trajneri i Everton mund të ketë mbetur keq, por ky është futbolli. E di se gjoba nuk është e lartë, por nuk ishte e nevojshme. Kanë dashur të bëjnë prishësin e festës”.

Crouch tregon më pas se nuk ka marrë kurrë një përqafim të tillë nga tekniku: “Benitez mendonte menjëherë të organizohej pas një goli, Redknapp të jepte një shuplakë, ndërsa Eriksson e Capello ishin të ftohtë. Emocionin më të madh e mora tek Stoke, kur pas golit që i bëra Hart në 2012, ndoshta goli më i bukur në karrierë, trajneri Tony Pulis hoqi kapelen dhe më tha: ‘Oh, my God!’”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *