• |
ide | kryesore

18 vite burg për Moisi Habilajn nga Prokuroria italiane, vazhdojnë hetimet për Tahirin dhe qeverinë

Lajme, Të fundit



Sipas shtypit Italian, kushuriri i Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, është kërkuar të dënohet me 18 vite burg prej Prokurorisë së Catania-s.

Kjo prokurori ka kërkuar gjithashtu dënimin me 12 vite dhe 4 muaj burg për Meridian Sulajn, anëtar i grupit; për financierin e kartelit, Nazer Seitin, 6 vite burg dhe lirimin për Fatmir Minajn.

Gjykatësi Antonio Bonomo ka qenë ai që ka kërkuar dënimin më të lartë për Moisi Habilajn, 18 vite e 8 muaj burg.

Nga akuza ai konsiderohet si njeriu në krye të një karteli të specializuar në prodhimin e marijuanës nga Shqipëria.

Për shtetasit italian, bashkëpunues me këtë grup kriminal, u dhanë gjithashtu kërkesa për dënime.

Për Antonio Riela, i arrestuar, prokuroria kërkoi 15 vite burg.  Angelo Busaça rrezikon 8 vite burg. Gianluca Spampinato, 10 vite e 4 muaj. Gianluca Passavanti, 4 vite dhe 20 mijë euro gjobë.

Për Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano u kërkuan 2 vite e katër muaj burg dhe 6 mijë euro gjobë.

Sipas “Meridionews.it” hetimet janë duke vazhduar për të parë lidhjet e këtij grupi kriminal me qeverinë. Me lupë, veçanërisht është duke u parë ish-ministri Saimir Tahiri.



5 Comments

    1. i pa emer ik se qenefi negjmije po zjen nga muti i rames e nikolles,shki pastro sot po nuk e bere e han te terin neser nji heresh.

    1. i pa emer ai shoku yt i pa emer han mut 75 vite dhe ende i thot mjalt negjmije e lere habilajn qe per ramen e tahrin han 20 vite lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *