• |
ide | kryesore

Basha: Rama kërkon përçarjen e studentëve për të mbajtur karrigen dhe tepsinë

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-se, Lulzim Basha tha se Rama kërkon t’i përcajë studentët duke menduar t’i përdorë ata për të kontrolluar Universitetet, njësoj siç përdori Emiljano Shullazin.

Basha nuk tha nëse do të marrë pjesë në protestën madhështorë që studentët kanë planifikuar nesër, por u shpreh plotësisht në mbështetje të tyre.

“E vetmja që i ka mbetur është se shpresa që duke i përçarë do të vazhdojë të mbajë karrigen dhe tepsinë. Mendon se do ti përdorë studentët për të kontrolluar Universitetet njësoj siç përdori Emiljano Shullazin, e kuptoni në çfarë niveli ka zbritur?! Siç donte me Emiljano Shullazin të diktonte zgjedhjet në Universitet, ashtu tani mendon se mund të kthejë protestën e studentëve në një instrument për të kapur plotësisht universitetet. Por studentët, qytetarët e kanë kuptuar se ky sistem është i kalbur”, u shpreh kreu i PD-se.

Deklaratat e kreut të opozites u bënë gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unazës së Re, për të cilën tha se Rama ka marrë një kapar prej 4 mln euro.



3 Comments

  1. Po ti cfar Po kerkon nga studentet? Do te ta japin ty tepsin si hajdut i rradhes? Studentet do heqin Ramen dhe bashke me te dhe ty dhe salen dhe monen dhe like floririn

  2. Karriken dhe tepsine ta mori me voten e popullit si ne zgjedhjet per bashkine e tiranes,prandaj lul po e deshe karriken dhe tepsine fitoje me vote mor tutkun politik,ne kete bote cdo gje fitohet,nuk dhurohet,more teveqel politik,por ti dhe gruan dhe femijet ti dhuruan more kaqol politik,futja gjumit lul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *