• |
ide | kryesore

Efektivja Ina Nuka, në gjendje të mirë shëndetësore pas dy operacioneve të para

Të fundit



24 vjeçarja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, e cila prej plasjes së një kapsolli në dorë humbi njërin nga gishtërinjtë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuka u plagos në protestën e 22 Nëntorit, prej banorëve që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Prej dy javësh, ajo po merr trajtimet e duhura në spitalin e kryeqytetit turk, Ankarasë. Dy ndërhyrjet e para kanë rezultuar me sukses, por një tjetër ndërhyerje akoma më e madhe pritet javën e ardhshme.

Një burim pranë saj u shpreh se ndërhyrja e rradhës do të bëhet për të zëvendësuar gishtin e madh të dorës së saj.

Ina Nuka u përpoq të hiqte nga qafa një kapsoll të hedhur prej banorëve të Astirit gjatë protestës së tyre para kryeministrisë. Gjatë momentit që po e largonte kapsollin me dorë, ai plasi, duke i shkaktuar asaj pasoja, siç ishte humbja e gishtit të madh të dorës.

Deri më tani, 18 vjeçari Daniel Dobraj akuzohet si autor i kësaj plagosje. Hetimet janë ende në proces.



3 Comments

  1. Nje pjese njerzish kane dhene jeten ne krye te detyres per kete vend dhe ju eshte mohuar, kjo nje gisht humbi keta e mitizuan sikur kjo kreu nje aksion te madh per te miren e ketij vendi ,e ketij populli dhe desh u martirizua.Ajo plagos nga qe jane te trajnuar mire qe dhe nje kapsolle loder nuk dine ta caktivizojne apo te mbrohen prej saj si dhe nga cuarja mish per top policet femra ne rreshtin e pare me protestuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *