• |
ide | kryesore

Enca thumbon këngëtarët e Këngës Magjike

Arkiva



Enca Haxhia ka shtruar sot një pyetje që na bëri të gjithëve të mendojmë se e ka me konkurrentët e “Këngës Magjike”, që u prezantuan me balada këtë 20-vjetor të festivalit.

Ajo ka hyrë në Instagram, për të pyetur ndjekësit pse pëlqejnë tematika ku personazhi është i lënduar dhe për t’i këshilluar të gjithë ata që nuk heqin dorë nga lidhjet toksike, që i bëjnë njerëzit e dëshpëruar.

“Pyetja e ditës: Pse shqiptarët vdesin për tematika mazokiste ku personazhi në fjalë është i dëshpëruar, i lënduar dhe po jep frymën e fundit dhe po vdes? E para, të gjithë ju duhet të hiqni dorë nga lidhjet toksike! E dyta, dëgjoni pak më shumë muzikë të lumtur”!

Me sa dëgjuam këtë vit në “Këngën Magjike”, pjesa më e madhe e këngëve që u votuan dhe vlerësuan me çmim, ishin baladat.

Flori Mumajesi me “Plas”, Fifi dhe MC Kresha me “Psikopatja jote”, Era Rusi “Mos ma merr”, apo Rozana Radi me “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, të gjitha këto balada sollën histori dashurie që të bëjnë të vuash.

Nuk e dimë nëse Enca e ka personalisht me ndonjërin prej artistëve të sipërpërmendur, por me sa po shohim, nuk ka gjasa të tjera!



1 Comment

  1. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: [email protected] ose WhatsApp: +2349046229159

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *