• |
ide | kryesore

Hailey Bieber për Miley Cyrus: Më bëri viktim të…

Paparazzi, Slider



Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Miley Cyrus u shfaqën së bashku në një seri episodesh të “Carpool Karaoke” dhe fansat janë shumë të lumtur që i shohin të gjitha bashkë.

Dy nga bukuroshet kanë zbuluar diçka të paditur për publikun dhe bëhet fjalë për miqësinë e Miley dhe Hailey kur ishin të vogla, e cila mesa duket nuk ka qenë edhe aq e bukur.

Modelja e famshme e cila pak kohë më parë lidhi kurorë me Justin Bieber tregoi se Miley e ngacmonte dhe e trajtonte keq duke e bërë kështu viktimë të bullizmit.

“Ti dhe motra ime më mbyllnit brenda në dollap dhe luanit së bashku. Ka patur raste kur më ke bërtitur dhe ofenduar” ,-tregoi Hailey ndërkohë që Miley ka pranuar gjithçka.

“Kam qenë shumë e keqe me ty, por duhet të pranosh se të bëra më të fortë, pa mua nuk do ta kishe përballuar dot presionin e industrisë” ,-përfundoi këngëtarja e famshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *