• |
ide | kryesore

Icardi zgjidh qesen: 200 mijë euro dhuratë për ditëlindjen e Wanda Nara

Sport



Është një ditë speciale në shtëpinë e kapitenit të Inter, Mauro Icardi, që ka festuar 32 vjetorin e bashkëshortes Wanda Nara. Për rastin e vecantë Maurito ka dashur të mbahet mend me një super dhuratë: një Bentley i zi që duket se kushton të paktën 200 mijë euro.

Bashkëshortja e kapitenit interist ka dokumentuar menjëherë gjithcka në Instagram, ku ka falenderuar publikisht sulmuesin argjentinas: “Edhe pse mundohesh gjithnjë ta kalosh veten, je e do të mbetesh dhurata ime më e mirë. Por nuk dua të resht së falenderuari për këtë surprizë”.

Vetëm pak javë më parë lojtarëve të Inter, sulmuesi i dhuroi nga një Rolex, për ndihmën që i dhanë në shpalljen si golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar, por për Wanda Nara shpenzimet nuk llogariten nga Icardi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *