• |
ide | kryesore

Libertadores/ Lotët e telekronistit të Radio River bëjnë xhiron e botës

Sport, Video



River Plate-Boca Juniors nuk është asnjëherë vetëm një ndeshje futbolli dhe kur i shton situatës edhe vlerën e finales së Kupës Libertadores, atëherë gjërat dalin jashtë kontrollit. Kanë qenë pikërisht emocionet e një triumfi spektakolar në Madrid që e bënë gazetarin e Radio River të shpërthejë në lot, kur Millonarios bënë të tyren, për të katërtën herë në histori Kupën Libertadores.

Telekronisti argjentinas në Radio River Monumental ka shpërthyer në lot, sapo ka përfunduar ndeshja, madje duke qenë në transmetim direkt. E gjithë panorama e 120 minutave të Madridit është bërë prej tij, me statujën e Shën Marisë përpara, ndërsa në fund falenderimi për të atin, bashkëshorten dhe të gjithë dëgjuesit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *