• |
ide | kryesore

Lori Hoxha publikon fotot në adoleshencë

Paparazzi, Slider



Lori Hoxha është bërë nostalgjike këtë fillim jave dhe ka kujtuar kohët e fëmijërisë.

Në disa postime në SnapChat, fashionista ka shuar kureshtjen e të gjithë ndjekësve të saj, duke treguar sesi dukej në moshën 16-vjeçare.

Në njërën nga fotot, ku ka pozuar me kushërirën e parë, Lori duket mjaft elegante me një pale bikini të kuqe në det dhe me buzëqeshjen që e identifikojmë edhe sot.

“16”, shkruan ajo duke treguar moshën të cilën e shoqëron me një ikonë të buzëqeshur.

Në foton e dytë të realizuar në vitin 2004, Lori ka pozuar pranë Sarës dhe duket më e vogël në moshë.

Me flokët bishtalecë dhe me onde, fashionista ka dalë serioze ndërkohë që motra i ka hedhur krahun.

Aktualisht Lori po jeton në Londër, ku po ndjek studimet, ndërsa mbrëmjen e së shtunës e ka kaluar në shtëpinë e hallës së saj, ku është ndjerë si në shtëpinë e vet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *