• |
ide | kryesore

Macron dorëzohet përballë “jelekverdhëve”, Rama ende reziston…

Lajme, Të fundit



Presidenti i dyshuar i Francës, Emmanuel Macron, do t’i drejtohet popullit gjatë natës së sotme mes protestave më masive të realizuara gjatë katër javëve të fundit.

Protestat shpërthyen kundër rritjes së taksave të karburantit, me synim uljen e ndotjes në vend nga përdorimi i makinave elektrike.

Në konferencën e pasdites, Macron pritet të bëjë të tjera lëshime.

Të hënën në mëngjes, ndërsa Macron u takua me sindikatat dhe krerët e biznesit, ndërsa nga ana tjetër në protestë janë hedhur edhe studentët.

Mësimi është ndërprerë në 120 shkolla në të gjithë vendin – përfshirë 40 shkolla të bllokuara plotësisht nga studentët – tha një zëdhënëse për Ministrinë e Arsimit.

Javën e kaluar qeveria franceze u tërhoq nga rritja e tatimit për karburantin, por jelekëverdhët nuk i ndalën protestat e dhunshme. Dëmi ekonomik, sipas ministrit të ekonomise Bruno Le Mer, është katastrofik dhe do të ketë ndikim negativ afatgjatë në buxhet dhe turizëm.



4 Comments

    1. Sepse te gjitha shtresat e tjera shoqerore qe protestojn i injoron ose i shantazhon rameliu, ndersa me studentet sja mban per shume arsye dhe i ka shku shtate frika ne palce..
      Se nuk la gje pa i bere ketij popull per 5 vjet me keq e me shume se çi bene baballaret e tyre per 50 vjet.

  1. nga nje ane lajmi thote e do ti drejtohet popullit me fjalin kurse titullun e vini ‘dorezim’. Ceshte kjo gazetari mediokre? Sju vjen mire kur ju thobe kazan pastaj. Jeni me zi se kazani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *