• |
ide | kryesore

Nisin protestat në mbarë vendin, bllokohet rruga në Kavajë e Shkodër, qytetarët ngrihen kundër çmimit të naftës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Protesta paqësore e studentëve në kryeqytet duket se i ka “dhënë zemër” edhe banorëve të qyteteve të tjera të vendit për t’u ngritur në protestë.

Në Shkodër e Kavajë këtë pasdite qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit.

“Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, dëgjohen brohorimat e qytetarëve në Shkodër. Banorët e Lezhës kanë veshur jelekë të verdhë për të protestuar duke marrë shembull nga demonstratat në Paris.

Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave. Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.



6 Comments

  1. Tja marrin frymen drogaxhiut dhe hajdutit
    Si u be ajo puna e 18 mil €?
    E mbyllet, se nuk po degjojme me gje?

  2. Filloj zbatimi i urdherit te Korbit sali per destabilizim,kishte muaj qe grupet e zjarrit te bandes mafioze-politike te sali berishes kishin filluar organizimin e tyre,grupet e shkodres,kavajes,lacit,mamurrasit,kuksit,durresit jane ne aktivitet te plote do te kete plagosje,kercenime,dalja e bandave ne rruge,vrasje,tritol ky eshte qellimi i Korbit te zi sali,strukturate vetingut po ngrihen te gjithe politikanet po ndjejne fundin e tyre,saliu po vuan makthin e tij

  3. Mos kini frik nga protestat. Beni protesta se eshte kulture. Po mos u genjeni se me protesta bie qeveria. Me protest i bejm te ditur cdo qeverie se na ka perball dhe duhet te punojn per popullin. Po protesta qe te ikin keta e te vin ata nuk quhet protest po militantizem.

  4. Mbrohu popull nga bandat e saliut qe kane dale rrugeve te kavajes e shkodres,iku roshi erdhi skifteri saliut kryetari i bashkise ne kavaje bashke me banditet gati per te krijuar kaos dhe mundesisht gjakederdhje,qe saliu dhe luli te kene me cfare te merren,paraja ruse po ben namin neper protestues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *