• |
ide | kryesore

Paketa e Artan Fugës për zgjidhjen e krizës me studentët. Pezulloni reformën në arsim

Të fundit



Akademiku Artan Fuga në një mesazh në Facebok ka parashtruar nje liste me masat urgjente qe qeveria duhet tu plotesoje studenteve: “Ministria e Arsimit nuk ka përse pret që studentët të paraqesin kërkesat e tyre me anë të një delegacioni, kjo është një gjë, kurse nga ana tjetër nëse mendon se vërtet studentët kanë të drejtë, atëhere të nisi marrjen e masave rrënjësore për të dalë nga kjo krizë e arsimiot të lartë.

 

1. Të shkarkohen të gjithë antarët e bordeve të administrimit të universiteteve. Duke i pezulluar ato borde derisa të ndryshohet mekanizmi i menaxhimit të universiteteve.

2. Të pranohet abrogimi ose nevoja për amendime shumë të thella të ligjit për arsimin e lartë.

3. Të krijohet një këshill emergjence me aprovimin e studentëve për të realizuar të gjitha ndryshimet rrënjësore në modelin e universiteteve shqiptare.

4. Pagesat me këste derisa të vendosen tarifat e reja që të jenë të drejta dhe jo grabitqare!



3 Comments

  1. Jo ore karagjoz, te shkarkohet urgjentisht L. Nikolla dhe O. Manastirliu dhe te filloje kerkimi per doktoraturat e tjera.
    Te anullohet ligji 280/2015
    Te fillohen hetimet per 40 mil € dhe te shkarkohet urgjentisht Gjiknuri…
    Te nxjerri diplomen E. Veliaj etj. Atehere mbase KM ka 5% shance tja hedhi kesaj rradhe

  2. Profesor Fuga !
    Veç këtyre 4 kërkesave që ju rekomandoni studentëve protestues e që kanë të bëjnë vetëm me problemet e Universitetit, nuk do të ishte keq që studentëve t’ju rekomandohet edhe kërkesa kryesore, që të dalin me kërkesën politike të dorheqjes së kryeministrit Rama.
    Nuk është vetëm reforma në arsimin e lartë që ka dështuar plotësisht .
    Të dështuara kanë dalë të gjitha reformat që ka ndërmarë kjo qeveri e dështimi më i madh e me pasoja shumë të rrezikëshme, është sëpaku deri tani, reforma në drejtësi.
    Reforma në drejtësi ka prodhur një kryeministër që është në të njejtën kohë edhe prokuror i përgjithshëm, edhe kryetar i Gjykatës supreme, edhe kumandar absolut i mediave, edhe shefin e oligarkëve, edhe rekordmenin europian të trafikut të drogës.
    Që të kundërshtojnë studentët edhe këto dukuri, nuk do të thotë se duhet të meren me propoganda partishë, por me realitete skandaloze të kësaj qeverie që rëndojnë edhe tek studentët e pedagogët njëlloj si tek e gjithë shoqëria shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *