• |
ide | kryesore

Protesta e studentëve, listës me 8 pika Rama i shton 2 të reja

Lajme, Të fundit



Në dy orë komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama shpalosi idenë e tij për disa nga kërkesat e studentëve. Rama la të kuptohej se ndan qëndrime të ndryshme me studentët, duke ofruar zgjidhje alternative për shumicën e kërkesave.Madje ai doli dhe oferta të pakërkuara nga studentët si ulja e tarifave për konviktet dhe bursa për studentët e ekselencës.

Ja përgjigjet e Ramës:

VKM për provimet e mbartura

Arsyeja pse menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë Ministres së Arsimit thirri urgjent dekanët dhe rektorët është pikërisht fakti se VKM e bërë me propozim të të gjithë dekanëve dhe rektorëve në maj ishte befasi për studentët.Që do të thotë është marrë vendimi për të vendosur një tarifë mbi ato kreditet e mnbetura dhe nuk u është komunikuar studentëve.

Është një moment që duhet t’ua them këtu se nuk kam pasur mundësi dhe as kam dashur ti takoj rektorët dhe dekanët, Ministrja është takuar rregullisht me ta: Nuk ua kishim borxh këtë gjë!Pse? E dini shumë mirë që nuk ka një vendim, një nen të ligjit të ri të arsimit të lartë që nuk është konsultuar me ju.

Nuk ka tarifë të vetme që nuk e keni vënë vetë.Nëse Lindita Nikolla, e cila si të gjithë ka të metat e veta, mund të ketë shumë të meta por ka pasur virtytin që se ka pasur as një profesor, asnjë doktor, asnjë Ministër Arsimi më parë, asnjë burrë në zyrë më parë, që t’ju dëgjojë për çdo gjë, të konsultohet për çdo gjë dhe ta vonojë procesin e reformës që të marrë konsensusin nga ju.

VKM-në e sjellë në qeveri të konsultuar dhe propozuar nga ju dhe nuk informoni studentët dhe kur vjen puna që studentët ja kërkojnë qeverisë nuk keni as burrërinë të dilni dhe thoni që këtë e kemi vënë ne.

Përgjysmimi i tarifave

Nuk ka rritje. Studentët paguajnë për sistemin bachelor çdo ditë sa një kafe në rastin më të lirë dhe sa një kapuçino në rastin më të shtrenjtë. Tarifat patjetër jam gati dhe jemi gati ti rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit dhe qeverisë. Ne do tu japim nga buxheti 50%. Atyre me 9 dhe 10 ua paguajmë ne të gjitha. Pse mos t’ua heqim fare atyre që janë më ndihmë ekonomike? Të gjithëve t’ua bëjmë me 50%? Unë nuk mendoj kështu.

Studentët kanë të drejtë që nuk e mbajnë mend kur ishte më keq. Keni dëgjuar dhe një mit tjetër për numrin e studentëve. Asnjë tarifë nuk ka ndryshuar nga 2014, reforma nuk ka prekur tarifat. Tarifat në 2015 u vendosën nga Universiteti si pjesë e autonomisë universitare. Në Malin e Zi ka pak të ardhura më shumë se ne dhe tarifa në bachelor është 1500 euro, në Serbi 4-12 herë më shumë shkojnë tarifat. Ne jemi gati që tarifat ti mbështesim sipas kategorive më shumë se 50% nga taksat, por është paketë. Nuk mund të jetë kështu: O ba, dua lekë.

Buxheti për arsimin

Financimi, ju kanë rrokanisur kokën.Unë flas me fakte.Është rritur apo nuk është rritur buxheti i arsimit të lartë nga 2014 në këtë vit? Sot është mbi 8 miliard. Financimi nga të ardhurat e Universiteteve, tarifat ishte 41 miliard dollarë në 2014 dhe është 41 miliard dollarë. Nuk ka rritje. Studentët paguajnë për sistemin bachelor çdo ditë sa një kafe në rastin më të lirë dhe sa një kapuçino në rastin më të shtrenjtë. Asgjë nuk është mjaftueshëm. Sot e praktikisht bëjmë diferencë me afro 50 dollarë më shumë studentë nga buxheti. Në 2013 ishin 70 dollarë, sot është 117. Ku shkojnë? Qeveria jep lekë kaq.

Vetting pedagogëve

Vetingu i pedagogëve?Pse ta bëjmë, ju në rregull jeni. Nuk keni ngritur një herë zërin kur ju kanë poshtëruar kur ju kanë thënë o merrni librin tim..Unë nuk bëj asgjë ose do të ngrihemi të gjithë…Nëse ju jeni gati të jeni të zotët e vetes dhe fatit tuaj.. karshillëkut dhe sharjet në facebook e trimërinë që tregoni ta tregoni me dinjitet e seriozitet kur një pedagog guxon tu afrohet. Hajdeni tek unë.. jeni më të fortë. Nuk ju hyn gjëmb në këmbë. Të bëj vetingun unë?! Ose shkoni bëjeni me Lulin? Apo me Monikën se Monika është doktore shkencash, është kokë e madhe. Unë nuk jam doktor shkencash unë nuk kam titull. Ai larva politike ka dalë se ka marrë doktoraturën.. unë nuk kam marrë doktoraturën. Unë jam piktor shqiptar që e kam deri në sëmundje këtë vend. Dukem sikur jam arrogant nuk kam cfarë bëj ky jam.. luftoj .. por pastaj tërhiqem kur ka të drejtë.”

Pesha e votës së studentëve

Studentët janë aty tre vjet, në mastër vetëm një vit. Zgjehdjet janë pjesë e karrierës akademike.Jetëgjatësia e stafeve akademike është pëertej gjenëeratës së studentëve. Kjo është arsyeja pse stafi akademik ka peshë më të madhe. Bëni revolucion dhe bëjeni komplet ndryshe.Merrni drejtimin e Universitetit. Nuk është e mundur të bëhet kjo.

Përfaqësimi i studentëve në Bordet e Universiteteve

Hajdeni flasim, gati t’i shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në bordet e universiteteve. Nuk funksionon në asnjë mënyrë kërkesa për përfaqësues të studentëve në këto borde administrimi, pasi nuk jemi në kohën e revolucionit kulturor në Kinë. Nëse me sillni shembullin një vendi të vetëm që ka studentët në bordin e administrimit të universiteteve le ta bëjmë e të jemi vendi i dytë që e ka këtë.

Por, nuk ka një vend të tillë përveç Kinës në kohën e revolucionit kulturor. Ka një zgjidhje tjetër. Një i emëruar i qeverisë në bordin e administrimit, të jetë i zgjedhur nga studentët.Nuk e zgjedh qeveria, po e zgjidhni ju. Kjo është një ide. Ligjin e Arsimit të Lartë nuk kemi pse e prekim. Ne po përpiqemi të marrim praktikat më të mira dhe të ndërtojmë Shqipërinë dhe kjo është ndryshe nga interesat e Lulit e të Monikës.

Propozime të pakërkuara nga studentët

Rishikim të tarifave të konvikteve

Pse vetëm tarifat e shkollës, po tarifat e konvikteve? Në çdo konvikt ku nuk kemi arritur dot të rindërtojmë, ku nuk ka kushte, deri kur të rikonstruktohet qeveria duhet ti thotë prindit: Ndjesë. Ku do e merrni? Te sheshi? Nuk është negociatë kjo, por dialog. Bashkia e Tiranës ka kohë që ka filluar punë për lirimin e sheshit. Sheshi te Qytet Studenti është tokë e xanun. Se keni kërkuar, do ta bëjmë ne.

Bursa për ekselentët

Po sikur tu japim bursa studentëve të shkëlqyer që të studiojnë këtu? Mendoj se duhet ti japim, si kanë kërkuar. Them që duhet të forcohemi dhe studentëve të shkëlqyer tu japim bursë këtu. Në Perëndim janë një pjesë që jepen, janë 15 Universitete. Por pse mos t’ua japim studentëve këtu? Kuptohet jo aq sa në Perëndim, por një bursë sado, 1 lek. Po si? Unë këtu, ju atje? Zgjidheni me njëri-tjetrin. Keni dhe Dash Shehin, thirreni hera-herës tu mbajë me muhabet, gjeni ndonjë klub aty afër Ministrisë që të jetë si sofër tironse. Unë mendoj që po edhe bursa për studentët ekselentë. Unë mendoj, por deri kur do të bëhet?!



4 Comments

  1. Pse s’i tregon ky fermereve te Shkodres si vidhen fondet e BE-se qe vijne per bujqesine nga vete ky dhe shoket e tij, dhe pastaj ia faturojne tregtareve sikur i marrin fitimet. Pse duhet te shkoje shqiptari te punoje ne bujqesi ne Greqi, dhe jo ketu!

  2. Per karrigen ky ben gjithcka,por deri tani ku ishe.A mban pergjegjesi ky per vendimet qe mer apo jo,po per gjendjen e vendit sot.Apo fajin e ka Saliu qe eshte haruar.TiKM je i paafte per ate karrige,i korruptuar deri ne fyt si asnje tjeter me pare,por dhe arogant dhe genjeshtar.Tani do maresh frutet e asaj qe ke mbjelle,fukarallek,korrupsion total,braktisje te vendit,papunesi.

  3. Gri sallate ne -face-book-o sharlatan shko tek studentet dhe jo te vine ata tek ty o injorant,o batakci ,o i cmendur ,o droguar.

  4. keto pika jan rudina hajdari dhe andi bushati.keto lavderojn ate qorrin e rames qe ik tek stufentet me at janin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *