• |
ide | kryesore

Protesta gjigande e së martës/ Ç’ndodh sot tek studentët?

Arkiva, Kryesore



Përfundimi i tre ditëve pushim dhe rikthimi i studentëve nga shtëpitë e tyre në Tiranë po përshkallëzohet drejt asaj që është paralajmëruar si protesta masive e së martës. Organizatorët e studentëve kanë paralajmëruar një tubim më masiv se ai i së enjtes dhe të premtes ku në shesh u mblodhën mbi 15 mijë vetë. Në të të do të derdhen edhe fakultete si shkencat sociale dhe filologjiku që organizohen drejtpërdrejt nga “lëvizja për universitetin” edhe mjeksia, ndërtimi apo juridiku që organizohen nga Këshillat studentorë që përbëhen nga njerëz që janë shumë pranë opozitës. Të gjithë janë përbetuar për një manifestim gjigand, të pa ndodhur ndonjëherë më parë.

Kësaj motoje i është përgjigjur edhe Lëvizja për Universitetin e cila pas deklaratave konfuze që bëri sot kryeministri Rama në monologun e tij mediatik , ka shpallur një platformë me 4 pika maksimaliste që përmbledhin pak a shumë të gjitha kërkesat që janë hedhur deri më tani. E vetmja që ka një traditë në mbrojtjen e studentëve dhe një trashigimi të gjatë në betejën me këtë qeveri për arsimin. “lëvizja për universitetin” ka shpallur këto katër pika si kushte të pa negociueshme për qeverinë.

1. Shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, si pikënisjen nga ku do mund të rinisë reformimi i vërtetë i jetës universitare, bazuar në lumin e kërkesave të artikuluara nga masa studentore.

2. Dyfishimin e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë. Nëpërmjet tij do të siguroheshin: përmirësimi i kushteve të jetesës në konvikte, pasurimi i bibliotekave, zhvillimi i kërkimit shkencor, zgjerimi i mjediseve universitare dhe i stafit akademik etj. etj… lista është e gjatë.

3. Arsim publik falas në të gjitha nivelet si themel i studimit sipas meritës.

4. Reformimin e vërtetë të jetës universitare mbi bazën e parimeve të demokracisë brenda universitare: krijim i një asambleje universitarësh, të zgjedhur me votë të barabartë studentësh dhe pedagogësh në çdo fakultet universitetesh publike.

Për këto kërkesa “Lëvizja…” pretendon se protesta duhet të vazhdojë të zhvillohet si gjithmonë para ministrisë së arsimit deria sa për studentët të arrihet më e mira e kërkesave të tyre.

Nga ana tjetër me këto pretendime po zhvillohet edhe një rrymë që më shumë sesa mbërritjen e objektivave studentorë ka bashkërendimin e axhendës së studentëve me atë të opozitës. Prej saj është nxjerrë kjo qarkore që i ngjan më shumë atyre që protestojnë tek unaza, në Shkodër, Kavajë dhe Lezhe me bllokimin e rrugëve.

Image

Edhe në këtë qasje tejet më radikale nuk ka asnjë mëkat. Madje mund të konsiderohej utopike që studentët të arrinin kërkesat e tyre të plota me një qeverisje kleptokrate si e reilindjes. Objektivi i tyre nuk mund të qe i realizueshem veçse me përmirësimin e kushtve për të gjithë. Por kjo strategji e përafrimit të kauzës studentore me atë të PD-LSI, mund të kishte një risk tjetër. Ajo mund ti tërhiqte nga manifestimi të gjithë ata protestues që kanë dalë në të vetëm për të drejtat në universitet duke e mpakur protestën.

Prandaj mes studentëve ka një rymë që pretendon kërkimin e një ndryshimi shoqëror vetëm pasi të arrihen objektivat parësore për universitetin dhe një tjetër që kërkon ndryshimin e pikturës së përgjigjshme të shoqërisë, përmes bllokimit të rrugëve dhe paralizimit të jetës së vendit.

Ende nuk dihet kë do të përqafojë masa e madhe e studentëve që deri më tani kanë bërë thirrje të hapura për të braktisur politikat e partive të vjetra që për interesat e tyre imediate janë të gatshme ta shpien në kolaps ëndrrën që lindi gjashtë ditë më parë.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. O Bushat te qifsha ty bashke me keta çerrat e Levizjes per Universitetin. Na paskan hartuar dhe keta neo-komunistet e bythes disa pika per Ramen. Seriozisht, me te tilla lajme behesh gjithmone e me teper i pabesueshem!

    1. Asnje gje nuk ka per te zgjidhur kjo proteste nese nuk zgjerohet ne kerkesa te tjera dhe nese do rrine ketu tek ministria e arsimit..
      Po perse edhe po ua plotesoj keto kerkesa rameripjellja, mendoni se do permisohet gjendja e universiteteve!?
      Ketu ka marre fund cdo gje..njerezi po kerkojne te largohen cdo dite e me shume nga vendi? duhet ndryshim duhet te behet dicka per kete vend?

  2. Jo jo. Nuk jam dakort qe nuk do ndodh asgje. Duke qene promotor studentet gjerat jane ndryshe. Ketu do jemi e do shohim

  3. Nuk e ndalin protesten as daljet neper studio te gazeterave dhe profesoreve te komunikimit qe deri dje i komandonte Endri Fuga e qe thone se studentet s’i kane te qarta synimet! Kerkesat jane aty, te qarta kristal! Studentet neser ngrihen!!!

  4. Bravo,ne njeren dore kazmen ne tjeren pushken r,evolucionin e dejne ata qe nuk humbasin asgje pervecse prangave.Ju lumte ,dukeni djem te mbare ne thesin e askujt,per mua do te shenoni edhe dy pika tjeter:**Studentet shqiptare kane te drejte te ngelin no limited,te hane dhe te pine pa para kudo ne shqiperi dhe pedagoget ti emrojne studentet ngeles.
    *** Studente shqiptare kane te drejte te udhetojne pa para me urban,interurban dhe aeroplan per jashte shtetit vetem per pushime kur ngelin.Autorizohet k/ministri qe ti prese biletat dhe minstria e brendeshme ti ruaj mire .

    Keshtu jeni tamam te bijte e shqipes,as mesojme,as punojme,as lufojme vetem hame ,pime dhe bejme dicka qe rimon me kete te fundit(shvejku keshtu thote o terr-trima)

  5. Neser e ne vazhdim , te gjithe ne proteste.
    Mendoj qe skandali i kesaj firmes fantazem, eshte e mjaftueshme qe Rama Gjiknuri e Qendro te shkonin ne burg.
    Por jo , ne Shqiperi Rama vazhdon te jete kryeminister, Gjiknuri minister, Qendro e Cela drejtore.
    Prokuroria nuk dihet ku eshte!!
    Tani keta duan te mbysin dhe zerin e taksapaguesve. Vazhdojne me arrogance dhe cinizem. Jane frikesuar dhe tmerruar.
    Jane me shume leke, dhe e duan jeten me shume se kushdo. Tani qe po i dridhet toka nen kembe, nuk dine ku jane.

  6. Kush e krijoi/ Historia e Organizatës Politike që drejtohet nga Arlind Qorri
    21:53, 10/12/2018
    Ndonëse shumë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë vetëm kohët e fundit kanë filluar të dëgjojnë për Organizatën Politike, dhe jo të paktë janë gazetarët e mirëpaguar që mbrojnë me patos kryetarin e saj Arlind Qorri, pakkush i njeh fillesat dhe domethënien e kësaj organizate.

    Për të kuptuar origjinën e Organizatës Politike, akrepat e orës duhen kthyer mbrapsht në vitin 2010 dhe vëmendja duhet përqëndruar tek dy ish-anëtarët e organizatës së mirëfinancuar MJAFT, Leart Kola dhe Andi Kananaj, të cilët asokohe vetëquheshin ‘neomarksistët’ e Shqipërisë.

    LEXO EDHE:
    DH Albania tender nga OST, Basha: Rama 30 mln euro vjedhje brenda 1 muaji
    Ish-djemtë e MJAFT-it dhe ish-kryetarët e organizatës së themeluar nga treshja Veliaj-Fuga-Mazniku, kishin marrë përsipër të mblidhnin forcat që PS të vinte në pushtet.

    Njëra nga këto lëvizje lidhej me krijimin e një Organizate Politike me fokus edukimin politik sipas bindjeve të ekstremit të majtë, të cilat që do të shërbenin si një mbështetje shtesë mes të rinjve për ta katapultuar më mirë Partinë Socialiste në pushtet. Duhej thënë se PS në pushtet për marksistët e OP ishte thjesht një hap në drejtimin e duhur drejt ‘revolucionit’..

    Ishte pikërisht Leart Kola i cili në ambientet e tij do të mundësonte mbledhjen e parë të organizatës ‘politike’ duke e pagëzuar vendin ku ajo mblidhej me emrin ‘Logu Shkëndijës’.

    Synimi i lëvizjes ishte indoktrinimi i të rinjve me ideologji marksiste, e cila shihej si më e përshtatshmja për të zgjidhur problemet e mëdha të pabarazisë shoqërore në rritje. Por në fakt, përdorimi i marksizmit do të bëhej për të angazhuar dhe karikuar si paramilitarë ‘të shoqërisë civile’ aktivistët që do të mbushnin protestat e PS-së. Dhe, për të gjithë ata marksistë që sot kanë guximin të mos mbyllin sytë para rezultatit të punës së tyre, Edi Rama në pushtet, çeta e tij e oligarkëve, batalioni i tij i kriminelëve dhe pasuria e tij vetjake qindramilionëshe, duhet të quhet padyshim si ironia më e madhe e historisë.

    Të gjithë i mbajmë mend skenat e dhunës të ushtruar më 21 janar 2011, po ashtu të fiksuar në mendje kemi Veliajn, Kolan dhe Kananajn që lyejnë me bojë të kuqe gjaku protestuesit, në mënyrë që të luanin sa më mirë me emocionet e njerëzve.

    Pas kësaj, dyshja themeluese e OP vazhdoi të shfaqej në emisionin e Arian Çanit, Zonë e Lirë, si një grup revolucionarësh salloni nën epitetin ‘Radikalët e Majtë’. Në fakt të përkëdhelurit e televizioneve dhe përfituesit e parave të donatorëve Kananaj dhe Kola, e kishin shumë të lehtë të luanin role prej Che-Guevare; por ndryshe nga Che-Guevara i vërtetë, lufta e tyre për fitoren e komunizmit do të zhvillohej në kushte shumë komode; me party me pije falas, me trajnime sipas dëshirës, dhe një jetë në të cilën atyre nuk u kërkohej aspak për të aplikuar për të fituar një punë, të cilën e kishin të siguruar, bashkë me kushtet më komode.

    Ishin po këta ‘radikalë të majtë’ që në vitin 2013 protestuan dhunshëm gjoja në mbështetje të Protestës së Taksimit në Sheshin Nënë Tereza.

    Ishin po këta radikalë të majtë që në gusht 2011 protestuan, në praninë e Arlind Qorrit, kundër ardhjes së Ministrit të Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman tek Piramida.

    Organizata Politike, ky grup sulmi i avantgardës revolucionare, ishte në fillesat e saj një organizatë që më shumë përdorej si një brigadë sulmuese e shoqërisë civile se sa një forum që shërbente për të artikuluar një mendim të saktë politik.

    E krijuar për qëllime guerriljeje politike, e motivuar sipërfaqësisht me ideologji leniniste dhe e veshur me citate të Marksit dhe Engelsit, e organizuar si një detashment gati ushtarak, OP ishte fillimisht thjesht një manivelë nën kontrollin e Kolës dhe Kananajt. Ndërsa dyshja Kola-Kananaj kishte në dorë ‘çekun e bardhë’ për të indoktrinuar të rinjtë gjoja përtej politikës, çifti tjetër i njohur si Koka-Kola (e përbërë nga i njëjti Leart Kola dhe e famshmja Joleza Koka, ish-kryetarja e FRESSH, ajo që u gjend një ditë pa pritur e pa kuptuar poshtë pallatit të Sajmir Tahirit) angazhohej në krijimin e urave të varura madhështore midis rinisë ‘marksiste’ të OP dhe asaj ‘të rrugës së tretë’ të PS.

    Në vitin 2013 kjo organizatë do të lihej në ‘stand by’ nga Kola dhe Kananaj që me ardhjen e Rilindjes në pushtet dhe Mësuesit të tyre Veliaj në krye të Ministrisë së Rinisë do të fitonin nga një pozicion bordi apo drejtori rinie.

    Dyert e organizatës thuajse u mbyllën dhe ajo mbeti në dorën e ‘pasardhësit në detyrë’ të Kolës dhe Kananajt.

    Ai ishte Arlind Qorri.

    Në vitin 2014 nën udhëheqjen e saj të re, OP organizoi një protestë me rreth 10 persona përpara kryeministrisë dhe në krye të saj ishte Qorri. Protesta u zhvillua pikërisht në 21 Janar dhe në foto ishte Ilir Meta.

    Zëri i kësaj organizate ishte i panjohur, personazhet e kësaj organizate u bënë të famshëm më së shumti në protestat me numër të vogël studentësh mbi të ashtuquajturën ‘Reformë në Arsim’.

    Asokohe dyshja kryesuese e OP ishte Qorri dhe Marka. Do të ishte BIRN me artikujt e shumtë romantikë në favor të tyre që do të promovonte këtë organizatë, që mbahej me fondet të cilat vinin më së shumti nga Fondacioni marksist gjerman Roza Luksemburg.

    Ndërsa Ligji për Arsimin e Lartë që u kundërshtua jo vetëm nga OP por edhe nga pedagogë të nderuar dhe shumë studentë të tjerë që mund të ishin gjithçka, por jo neomarksistë, ligji gjithësesi u miratua në parlament nga PS.

    Me miratimin e ligjit, u arritën të gjitha objektivat ‘revolucionarë’ të Partisë Socialiste; ligjin ajo e miratoi, ndërsa meritën për ‘ekskluzivitetin’ e kundërshtimit të tij, e mori Organizata Politike. Në atë kohë, zyrtarë të caktuar të PS, të ardhur nga të njëjtat ujëra të turbullta të MJAFT, e adhuronin liderin e opozitës idealis te që ngrinte zërin kundër qeverisë së tyre: ky ishte Arlind Qorri, i cili pas Erionit të panjollë të neoliberalizmit, ishte Mesia e dytë e neomarksizmit.

    Në ekranet televizive, pas të riut premtues ‘Lalit’ Veliaj, nisi të shfaqej tribuni i popullit, ‘shoku’ Arlind Qorri ndërkohë që pakkush dinte se kush ishte ai dhe çfarë të shkuare kishte.

    Sa më shumë dilte në dritë Qorri aq më shumë e vërteta e tij fshihej pas deklarimeve evazive, ligjërimi i tij fokusohej në tezat populiste, marksiste dhe barazitiste që kurrë nuk gjetën mbështetjen popullore të kërkuar.

    Menjëherë pas sigurimit të ekskluzivitetit të protestave kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, Organizata Politike në vitin 2016 u fokusua në betejën për ‘mbrojtjen’ e Parkut të Liqenit.

    Të përgatitur për t’u lidhur pas njëri tjetrit në skena të denja për një film me debatikas, OP arriti të ishte pjesë kryesore e fotove dhe raportimit mediatik që mbulonin reagimin qytetar njësoj sikundër ‘aktivisti’ Eljan Tanini.

    Vullnetarët marksistë të OP-së ishin të prirur që betejën për Liqenin mos ta zgjeronin por ta mbanin gjithnjë e më të vogël. Ata kishin për detyrë që të bënin zhurmuesin sa herë që dikush i panjohur apo i konsideruar si i rrezikshëm prej tyre ndodhte të merrte mikrofonin. Kjo vlente për rastet kur nuk arrinin të pengonin marrjen e mikrofonit. Me aksion të përqendruar ata vunë disa herë në pozitë të vështirë edhe aktivistë qytetarë përballë me policinë.

    Me këngë çetash partizane ata kërkonin largimin e politikës nga protesta e qytetarëve, ndërsa sa herë që qytetarët e protestës sulmoheshin nga policët bashkiakë të Veliajt apo policët shtetërorë të Tahirit, OP strehohej diku për të mos reaguar.

    Tërheqje të tilla reale që shoqëroheshin me heroizma virtuale para kamerave dhe lenteve të aparatëve fotografikë ishin një tjetër tentativë për t’u shfaqur heroikë në sytë e publikut.

    Liqeni, siç të gjithë e dimë, u betonua nga Erjon Veliaj ndërsa shoku i OP-së Eljan Tanini pikturoi muret e Ministrisë së Arsimit, pasi fitoi një tender dhe iu dha gjithashtu në vijim leja të zhvillonte projekte e instalacione në hapësira të lakmuara në Liqenin Artificial apo në zona qendrore të Tiranës.

    Arlind Qorri dhe shokët e shoqet e OP kurrë nuk ia përmendën emrin renegatit Tanini, madje as për ta kritikuar, ndonëse pastërtia e tyre morale është një pasaportë me të cilën duan të hynë kudo.

    Një vit pas protestës së Parkut të Liqenit, e njëjta organizatë u angazhua të mbështeste protestën e naftëtarëve dhe atë të banorëve të Zharrzës.

    Ishte e njëjta organizatë (a)politike që i keqdrejtoi banorët ndërsa opozita politike i ofroi një mbështetje që do të shkonte më shumë se sa një takim i tyre me ministrin Gjiknuri. OP, ndoshta nga frika se mos këta qytetarë bashkoheshin në çadrën e opozitës, bëri çmos për t’i larguar nga opozita dhe për t’i çuar në një takim të pakuptimtë me Gjiknurin.

    Sot e kësaj dite naftëtarët nuk kanë marrë rrogat, qytetarët e Zharrzës nuk kanë marrë dëmshpërblimin.

    Të njëjtën skemë të shëmtuar ‘marksistët’ e OP u përpoqën të ndiqnin me protestën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, edhe pse tek ky i fundit ata nuk mundën të merrnin nën kontroll situatën dhe u nxorrën jashtë me turp nga organizatorët.

    Për çudinë e të gjithëve, e vetmja kauzë prej të cilëve marksistët e OP u përzunë, është e vetmja kauzë deri më sot e fituar nga qytetarët.

    Teatri Kombëtar sot mbetet në këmbë!

    Pas largimit të themeluesve të saj Kola-Kananaj, e nisur si një produkt i MJAFT-it, Organizata Politike shumë shpejt i rriti dozat e ideologjisë. Ajo tashmë nuk synonte të pasuronte drejtuesit e saj duke u nginjur me fonde donatorësh, siç bënte MJAFT-i. Përkundrazi, Organizata Politike synoi të ngrinte imazhin e një kolektivi të përkorë shoqesh dhe shoqesh, që mblidheshin në mjedise të varfra dhe thurnin ëndërra revolucionare! Në këtë mënyrë, shumë të rinj, të neveritur nga vjedhjet e OJQ-ve si MJAFT-i, ranë brenda rrjetës së iluzionit se po kontribuonin brenda një bashkësie mesianike patriotësh të varfër egalitaristë, që do të shpëtonin Shqipërinë dhe luftonin deri në vdekje, me grushtin lart, oligarkinë.

    Në fakt, gjithçka që kjo bashkësi idealistësh marksistë ka arritur deri tani, është sabotimi i kauzave qytetare dhe mbajtja, pas një fasade kritikash dhe gjuajtjesh me vezë, të PS në pushtet. Nëse Edi Rama shan ‘Qorrin’, ai që dëmtohet më pak është Rama, dhe ai që përfiton më shumë publicitet është Qorri. Të gjitha protestat e OP, vezët kundër Ramës dhe bërtitjet kundër të tijve, OP-istët i mbajnë si dekorata lufte e si tituj nderi, që u garantojnë atyre virgjërinë ‘politike’. Por politikisht, Organizata Politike mund të jetë gjithçka, përveçse e virgjër.

    Në një video të shpërndarë këto ditë vërehet qartë se mekanizmat e Organizatës Politike për të arritur pushtetin lidhen ngushtë me çuarjen e protestave qytetare drejt dështimit për të pjekur kushtet që do shkaktonin shpërthimin e një revolucioni ‘proletar’. Ideja që ‘ideologët’ e OP u shesin ndjekësve të tyre, disa prej të cilëve janë vërtet të varfër dhe idealistë, është pak a shumë kjo: pasi të ndriçohet me idetë e Marksit dhe taktikat e Leninit, avantgarda revolucionare e OP, në aleancë taktike me parti të qendrës së majtë si PS, do të krijojnë parakushtet për… fitoren e revolucionit proletar (!)

    OP është e prirur, pavarësisht kritikave, të preferojë të mbajë në krye të qeverisë një forcë të majtë të dorës së dytë si PS ose një dordolec të rrugës së tretë si Veliaj, pasi (medemek) vetëm kështu mundet të forcohet për ta marrë më pas vetë pushtetin dhe të shpëtojë shoqërinë. Synimi i OP nuk është një qeverisje e mirë tani. Synimi është pushteti pastaj. Pra gjithka shihet në perspektivën afatgjatë, në atë perspektivë të largët, siç shprehej një ekonomist, në të cilën ‘të gjithë do kemi vdekur’. Por krerët e OP nuk janë aspak të marrë. Ata pushtetin e duan relativisht shpejt, por natyrisht, për veten e tyre dhe për ata që i kanë pjellë si organizatë. Nuk ka njerëz më praktikë në jetën reale sesa ata që shtiren si idealistë të mëdhenj.

    Me metodën e ndjekur, liderët e OP të kujtojnë pararendësit e tyre komunistë të viteve ’40 të cilët mbajtën në fshehtësi qëllimet e tyre finale, pushtetin e morën me të tjera qëllime të proklamuara të ndërmjetme, duke tërhequr të rinj idealistë, të cilët më pas i plasën nëpër burgje si krejt pjesën tjetër të popullsisë që ishte kundër tyre që nga fillimi.

    Sot kjo organizatë, pavarësisht ankimeve dhe psherëtimave të adhuruesve të saj, që trishtohen pa masë kur u shahet lideri mistik, funksionon më së miri si një valvul sigurese politike dhe pseudoideologjike që mban të sigurt në pushtet PS. Kryetarët e saj, sidomos Qorri, janë krijesa të dala nga laboratorët e MJAFT. Ata sot adhurohen si idealistë të jashtëzakonshëm, si mesiat e revolucionit që në një të ardhme të largët do të sjellin ndryshimin, por që në të tashmen do të bëjnë gjithçka për të mbajtur në pushtet PS, diçka të ngjashme me PS, dhe në të nesërmen çfarëdolloj pjelle politike që planifikohet ti zëvendësojë ato.

    Për ta kuptuar më mirë OP, mjafton të shikosh se si promovuesit e saj, në mediat e mirëpaguara nga donatorët si përshembull BIRN, apo mbështetësit e saj nëpër qarqet studentore dhe pedagogjike dhe nëpër shoqërinë ‘civile’ nuk janë as më shumë e as më pak se ish kryetarët e organizatës MJAFT, njerëzit rreth saj, si dhe të tjerë ‘gazetarë’, ‘pedagogë’ apo ‘aktivistë’ të majmur nga fonde që ata vetë i dinë shumë mirë se nga i kanë marrë.

    Të rinjtë ‘pabuksa’, të cilët përbëjnë ushqimin bazë për rritjen në përmasa të organizatës, joshen prej tyre në auditoret universitare, socializohen dhe përdoren në kamikaze protestash që duhet të përvetësohen në funksion të arritjes së qëllimit të rradhës.

    Përpjekjet e Organizatës Politike për të zaptuar kauzat e qytetarëve nën thirrjen ‘JO POLITIKËS!’ janë as më shumë e as më pak se sa skemat e Veliajt për të qenë një politikan vizionar dhe për të shkëlqyer si kryetar bashkie. Me jopolitiken ata duan të heqin qafe cilindo rival të mundshëm politik në rrugën e tyre drejt pushtetit që duhet të jetë e mbetet e pacënuar. Nëse sot OP mburret se ka akuzuar Erjon Veliajn për vdekjen e të riut Ardit Gjoklaj, mjafton të kujtohemi për faktin se pas akuzave të OP Veliajt nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Nëse sot OP mban si dekoratë nderi ‘protestën e saj’ tek Liqeni, mjafton të kujtohemi se sa punë i prishi realisht OP projektit të Veliajt tek Liqeni.

    Njerëzit kyçë të Organizatës Politike kanë vite që përgatiten për performancat me të cilat i kemi njohur nëpër protesta e daljet e tyre mediatike. Ndërsa qytetarët e përfshirë në kauza të ndryshme, në mënyrë të pastër kanë luftuar për të mbrojtur të drejtat e tyre, OP-istat kanë luftuar për vrasjen e cilësdo kauze qytetare që u ka dalë përpara, duke përdorur për këtë koordinim e metoda që gjenden nëpër manualet më moderne të gueriljes politike.

    Historia e OP-së dhe shndërrimi i saj nga një çetë guerrile parapolitike për të ndihmuar protestat e PS në një organizatë politike për të mbajtur në jetë me serume dhe suposta këtë parti, është metamorfoza e radhës me të cilën Rama dhe të tijtë po përgatisin shndërrimin e PS-së.

  7. Profesoret te mos preokupohen shume per mungesen e studenteve dhe studentet te mos dalin ne televizionet qe duan vetem vemendje…Vemendja mbetet vetem te protesta!

  8. udicial Watch -Dokumente të reja të Departamentit të Shtetit tregojnë se USAID ka punuar me Grupin Soros për të kanalizuar para në ‘Ushtrinë Mercenare’ të aktivistëve të së majtës ekstreme në Shqipëri

    Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Shqipëri trajnohen të punojnë drejtpërdrejt me njerëzit e Sorosit duke kanalizuar paratë e Granteve në Operacionet e se Majtës që sulmojnë grupet tradicionale pro-amerikane, qeveritë dhe politikat në emër të ‘Shoqërisë Civile’

    LEXO EDHE:
    Pas SYRI.net, reagon VOA/ E habitshme, kompania mashtruese ka marre tender tjeter
    Washington, DC – Judicial Watch publikoi 49 faqe të dokumenteve të reja të marra nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për organizatat jofitimprurëse të krahut të majtë të George Soros në Shqipëri. Dokumentet trajtojnë kryesisht aktivitetet e bashkëpunëtoreve të lartë te Soros në Shqipëri, Andi Dobrushi, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur-Shqipëri, i cili është angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban e quan ‘ushtrinë mercenare’ të Sorosit. Dokumentet tregojnë paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë ‘shoqërinë civile’, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.

    Image

    Judicial Watch ngriti një padi më 26 maj 2017 bazuar ne Ligjin mbi Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe USAID-it, pasi ata nuk kthyen përgjigje ndaj kerkeses së 31 mars 2017, bazuar ne Ligjin e FOIA-s (Judicial Watch kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe SHBA Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar (Nr. 1: 17-cv-01012)).

    Të dhënat tregojnë se Dobrushi një bashkëpunëtor operativ i Soros, ishte personi i parë në listën e të ftuarve nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të marrë pjesë në një ‘organizimin rreth zgjedhjeve ‘ të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 27 prill 2015. Ngjarja kishte për qëllim ‘të ndihmonte nisjen e asistencës amerikane për zgjedhjet lokale të qershorit ‘, që po mbaheshin në Tiranë, Shqipëri. Siç ka raportuar më parë Judicial Watch në një njoftim për shtyp në 4 prill 2018, Ambasadori Lu ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai e ndihmoi duke mohuar vizat e SHBA-ve për juristët konservatorë nga parti konservatore në Shqipëri. Lu është emëruar nga administrata Trump për t’u bërë ambasador i SHBA në Kirgistan.

    Përveç kësaj, një e-mail nga Ilva Cuko, një specialiste programi në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një ‘Takim të Rishikimit të Granteve të Donatorëve’ në Ambasadën Amerikane, në të cilën pjesëmarrësit do të shqyrtojnë aplikacionet për grante të paraqitura nga OJQ-të që kërkojnë para nga granti i tatimpaguesve të SHBA nga Departamenti i Shtetit. Cuko thotë se ‘do të donte të ftonte në një diskutim mbi këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve.’

    ‘Cuko më 28 gusht 2015, gjithashtu ftoi Dobrushin të merrte pjesë në një tjetër program të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, ‘Shqyrtimi Teknik i Propozimit të Grantit’ më 3 shtator në Ambasadën e SHBA-ve. Në këtë takim, Cuko tha se ata do të përqendrohen në aplikimet që kanë të bëjnë me ‘antikorrupsionin’.

    Ironikisht, nën udhëheqjen e mikut të ngushtë të Sorosit, kryeministri socialist Edi Rama, i cili mori pushtetin në vitin 2013, korrupsioni në Shqipëri fluturoi ne qiell, me trafikun e kanabisit ne vend duke rritur ate 300 për qind midis viteve 2016 dhe 2017.

    Image

    Në një email, me 22 shkurt 2016, Cuko përsëri fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një tjetër ‘Mbledhje të Rishikimit të Donatorëve’ të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 26 shkurt ku Dobrushi do të ishte në gjendje të ndikojë mbi zyrtarët e Ambasadës që kanë ‘autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve ‘.

    Një dokument tjetër, i titulluar ‘Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë’, tregon se kërkesat për grante që operativi i Soros po shqyrtonte janë pjesë e një programi të Departamentit të Shtetit që manaxhon në Evropën Lindore dhe Shtetet Baltike të quajtur ‘Programi i Granteve te Vogla i Komisionit për Demokraci ‘, i cili supozohej të’ promovojë demokracinë në nivel lokal ‘. Udhëzimet gjithashtu sqarojnë se programi ‘mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktivitetet mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike ‘.

    Përveç Shqipërisë, Judicial Watch gjithashtu ka ngritur bazuar ne Ligjin FOIA (Mbi te drejten e Informimit) ndaj Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat për financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur te George Soros në, Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

    ‘Administrata e Obamës i dorëzoi veprimtaritë kryesore të Departamentit të Shtetit për George Soros, veçanërisht në Shqipëri’, tha Tom Fitton i Judicial Watch.

    ‘Shteti Hije vazhdon të përafrohet me Sorosin duke përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur agjendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, dollarët e taksave për Soros-in jashtë vendit, çliron burimet për aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara ‘.

    Në një dokument të mëhershëm lidhur me këtë padi, Judicial Watch mori 32 faqe të të dhënave që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të se majtës në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur ‘reforma’ shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se si operacioni Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë aplikimet për grante nga grupe të tjera për financimin nga taksapaguesit. Fondet e USAID-it u kanalizuan tek Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë te Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 për fushatën ‘Drejtësia për të gjithë’, e cila mbikëqyret nga ‘East West Management Institute’ i Sorosit.

    Image

    Në një dokument të mëhershëm lidhur me këtë padi, Judicial Watch mori 32 faqe të të dhënave që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të se majtës në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur ‘reforma’ shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se si operacioni Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë aplikimet për grante nga grupe të tjera për financimin nga taksapaguesit. Fondet e USAID-it u kanalizuan tek Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë te Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 për fushatën ‘Drejtësia për të gjithë’, e cila mbikëqyret nga ‘East West Management Institute’ i Sorosit.

  9. Ka rene kulla / piramida Soros dhe gjithe krimbat ne ballkan. I fundit qe pe zvarritet eshte Edvin Kristaqi dhe ata kelyshet e kurvave. Shqiperja eshte e shqiptarve. Di i bejme te hyjne me vize ne shqiperi e kosove keta noe komuniste

  10. I dëgjova të intervistuar mbrëmë në Ora News, dy “liderët” e Lëvizjes për Universitetin, Qorrin e Markën.
    Sipas Qorrit opozita e sotme partiake është “fashiste”, veten pa drojë e paraqesin si revolucionarë bollshevikë të proletariatit, pra komunistë 24 karatësh, e mazhorancën qeverisëse të korruptuar, si Enveri dikur si tradhltarë revizionistë të ideve marksiste.
    Këta enveristë pra kërkojnë të marin në dorë drejtimin e protestës së studentëve e kulmi i hipokrizisë së tyre, është se abuzojnë si kritizerë apolitikë. Pra që të dalësh si përfaqësues i ideve marksiste, na qenka politika e së ardhmes për Shqipërinë. Që Shqipërinë këta duan ta kthejnë para 1990, kjo nuk qenka politikë.
    Që mund të kritikoni korrupsionin e Ramës apo edhe të Velisë duke mashtruar se korrupsioni është një dukuri e kapitalizmit, kjo është një politikë e ndyre regresive e një gënjeshtër e ndyrë.
    Krimi e korrupsioni në përmasat më të mëdha, ishin në kohën e diktaturës enveriste.
    Për 5 dekada me rradhë në diktaturën enveriste, puntorët në qytete nuk paguheshin më shume se 25 dollarë në muaj kurse fshatarët akoma më keq. Ku shkonte paraja e produktit të punës së tyre që ishte njëzet fish më e lartë ?. Jo korrupsion, po ky ishte një krim i madh ndaj gjithë shqiptarëve.
    Duke i shtuar këtij krimi të grabitjes së djersës së punës, edhe krimin tjetër akoma më të madh të privimit të qytetarëve nga çdo e drejtë njerëzore, edhe ajo e mendimit e duke llogaritur se sa njerëz u pushkatuan e persekutuan vetëm për mendimin ndryshe, duke patur parasysh se regjimi komunist e ktheu Shqipërinë në një kamp të madh të izoluar nga e gjithë bota, si mund të dalësh me parulla komuniste në këtë demokraci që jeni ju që po e pengoni me ideollogjinë tuaj të dështuar , të shkojë në rrugën e duhur ?
    Lerini ato gënjeshtra se medemek e paskeni kritikuar Ramën e Veliajn.
    Që të dy në pushtet erdhën me votat e të “majtës” shqiptare e nga e ka prejardhjen kjo e majtë, jo më studentët por edhe karricierët me 4 vjet shkollë e dijnë.
    Na qenkan liderët e opozitës “fashistë” !
    Pra kuzhdo që është kundër diktaturës komuniste na qenka sipas jush “fashist”
    Mjafton kjo deklaratë e Qorrit, që mijrat e studentëve që po protestojnë, ta nxjerrin me shqelma jashtë rradhëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *