• |
ide | kryesore

Rama i flet prerë studentëve: Rrini atje nëse nuk doni të dialogoni

Të fundit



Në bisedën e tij live Edi Rama duket se po i bën qëndresë studentëve dhe kërkesave të tyre. Një moment gjatë bisedës Rama është shprehur: “Rrini në shesh nëse nuk doni të dialogoni”.

Rama bëri një paralelizëm të Lulzim Bashës me studentët, duke thënë se edhe ai s’donte dialog dhe përfundoi aty ku është.

“Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.

Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit.  Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?

Sdoni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!… por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet ti nxjerrim nga koka juaj e ti përpunojmë”-tha Rama.



7 Comments

  1. Ore drogaxhi, t‘i kane dhene kerkesat, cfare pret qe nuk fillon t‘i zbatosh?
    Apo kerkon „dialog“ qe t’i mashtrosh?
    Mendon se jane ata qe te lavderojne nga profile fallco per nje kocke?
    Shikoje si doli bllof njeri nga ata me te njejtin tekst nga dy profile te ndryshme
    Apo ishte plagjature rilindase?

  2. Nuk te shkon te besh te fortin.
    Je i zhytur deri ne gryke, i kapur ne flagrance. Ceshtje kohe eshte fundi yt.

  3. Vazhdon dhe provokon sepse nuk di te sillesh ndryshe. Ke kaluar ne delir, por shume shpejt do kuptosh, qe leket e vjedhura nuk do kene asnje vlere te te shpetojne.

  4. ore komentusa flisni 1 here mire per cdo kerkese ka dialog se nuk zgjidhet asgje ndryshe.
    shikoheni ndryshe studentat ngeles me shume japon para prefesoreve te cilet nuk kane te ngopur me para.
    ne i kemi mesuar edhe sote ju eshte bere vese qe cdo nxenes shikohet si € $ edhe jo per njohuritr qe kane.

      1. Kerkesat mund te jene shume, mbase,por varet se cilat jane te pershtatshem, apo hajde ja fusim. per mua ta bejne si bota private shkollat e larta, edhe ju e dini mire se te studiosh ne bullgari qe eshte komuniteti me i varfer i europes do 4000 € ne vite pale ne vendet e zhvilluara as qe nuk flet dote.
        tek ne eshte e keqia se e ngjyrosim protesten nuk e shikojme ate si kerkese per zhvillim, por ura ishalla na del ndonje karige

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *