• |
ide | kryesore

Skandali me “Dunwell Haberman”/ Basha: Rama vodhi 30 milionë euro në një muaj

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter ka bërë akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Basha shkruan se vetëm në një muaj Rama i ka dhënë kompanisë fantazmë Dunwell Haberman 30 milionë euro.

“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Haberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA. Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë”, – shkruan Basha që shton:

“Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë” – e mbyll Basha. 

Basha u referohet 2 tenderave që ka marrë kompania në fjalë, i pari 18 milionë euro për Unazën e Madhe dhe i dyti 12 milionë euro të lidhur me OST-në 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *