• |
ide | kryesore

Studenti Ramës: Nuk ka dialog, bashkohu me ne në protestë

Lajme



I pyetur nëse do të ketë dialog mes studentëve dhe kryeministrit për zgjidhjen e problematikave të tyre, njëri nga studentët është përgjigjur se nuk mund të ketë asnjë lloj dialogu.

Besimhumbur ai është shprehur se politikanët kanë 30 vite që dialogojnë dhe nuk zgjidhin gjë. Studentët kërkojnë pranimin e kërkesave të tyre pa dialog.

“Nuk ka përçarje, thjesht ka momente kur ka mendime të ndryshme. Po ja specifikoj Kryeministrit, nuk do të ketë dialog. Ata kanë 30 vjet që bëjnë dialog me njëri-tjetrin dhe nuk bëjnë asgjë. Pse duhet të ketë dialog sot? Kryeministri po mundohet që t’ia japë këtë protestë opozitës, PD-LSI, por po ja them live që nuk është e asnjërës.E ftoj të vijë të protestojë me ne si student se ka dëshirë të jetë student”, u shpreh një prej studentëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *