• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni si degjeneroi festa e tifozëve të River në Buenos Aires: policë të plagosur dhe 20 të arrestuar

Sport, Video



Lumturia për trofeun e katërt të Kupës Libertadores, të fituar 3-1 në Madrid, në ndeshjen finale të kthimit kundër Boca Juniors ka degjeneruar në përplasje të dhunshme të një pjese të tifozerisë së River Plate dhe forcave të policisë në Buenos Aires.

Festa që ka nisur në lagjen pranë stadiumit Monumental të River Plate dhe u përqendrua në sheshin e Obeliskut, ka patur kërcime dhe brohoritje, deri në momentin kur një grup tifozësh “fytyrëkuq” ka nisur të hedhë gurë e shishe kundër policisë.

Një atmosferë lufte mbizotëron në Buenos Aires, duke qenë se policia i është përgjigjur me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Bilanci momental është prej 20 të arrestuar dhe tre policë të plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=MNfMioFvVK4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *