• |
ide | kryesore

Ariana Grande në krahë e ish-të dashurit të saj

Paparazzi, Slider



Ariana Grande e ka bërë disa herë të qartë se është e foksuar te vetja dhe te miqtë, në vend që të krijojë një marrëdhënie momentalisht. Por së fundmi ka pasur spekulime se ajo është rikthyer me ish-të dashurin, Ricky Alvarez.

Gjërat arritën kulmin dje, kur Ricky postoi një foto të tijën në Instagram dhe Ariana i komentoi: “Këto ngjyra janë fantastike”.

Dhe normalisht kaq mjaftoi që të nisnin komentet e ndjekësve.

Doni të dini se deri ku shkoi imagjinata e tyre?

“Jemi gati për Rickiana”, “Nuk isha e përgatitur për këtë” dhe “Ariana është përfunimisht gati për këtë”, ishin disa nga komentet.

Ndërsa të gjithë nisën të mendonin se dyshja ishte kthyer sërish bashkë, këngëtarja vendosi të tregonte publikisht se mes tyre kishte vetëm miqësi.

“Jemi vetëm miq, merrni frymë thellë të gjithë”, shkroi Ariana.

Ricky dhe Ariana u bënë miq që para se ajo të publikonte këngën “Thank you, next”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *