• |
ide | kryesore

Brenda shtëpisë luksoze të Afërdita Dreshaj (FOTO)

Paparazzi, Slider



Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në shtëpinë e këngëtares Afërdita Dreshaj.

Bukuroshja ka publikuar një video në Instastory për të na treguar zbukurimet që tashmë kanë përfunduar në dhomën e saj të ndenjes.

Duke nisur nga oxhaku i mbuluar me lule të bardha, te bredhi plot shkëlqim i rrethuar me pako dhuratash, shtëpia e Afërditës duket e mrekullueshme në këtë periudhë festive.

Pak para martese me hokeistin çek, ajo na prezantoi me shtëpinë e saj super luksoze në Miami.

Ndërkohë Afërdita na tregoi në tetor përmes postimeve në Snapchat, se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë blerë një tjetër shtëpi po aq luksoze në Florida.

E ndodhur pranë një lumi dhe me një pishinë madhështore shtëpia e re e Afërditës dukej si një ëndërr.

Nuk e dimë se cilën nga shtëpitë Afërdita sapo na tregoi, megjithatë pamjet janë thjesht spektakolare.

Ne kemi vetëm një pyetje: A pret miq moj Afërdita?!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *