• |
ide | kryesore

Champions/ Dita e të vërtetës në Anfield, Inter i frikësohet “biskotës” në Katalonjë

F1, Sport



Zyrtarizohen sonte në mbrëmje tetë skuadrat e para që dalin nga katër grupet e para të Champions League. E gjithë vëmendja është në dy stadiume: Në Anfield Road ku Liverpool e Napoli do të nxjerrin KO njëri-tjetrin, për tiu bashkuar më shumë mundësi PSG në 16 më të mirët, gjithnjë nëse francezët fitojnë në Beograd. Në Barcelonë luhet akti që ka rëndësi për Tottenham e jo për katalanasit me Inter që frikësohet shumë mos të marrë të ashtuquajturën “biskotë”.

Grupi A i ka të njohur skuadrat e kualifikuara, por Atletiko Madrid duhet të fitojë në transfertën e Brugge për të mos u parakaluar nga Borussia Dortmund në ndeshjen e fundit. Në rast barazimi, gjermanët kanë diferencë më të mirë golash në sfidat direkte, por duhet të shpresojnë që belgët të bëjë rezistencë ndaj skuadrës së Simeones, përndryshe duhet të kënaqen me vendin e dytë.

Inter duhet të bëjë detyrën në San Siro dhe të marrë fitoren përballë PSV, por vetëm kaq nuk mjafton. E gjithë vëmendja e grupit B është në Kamp Nou ku Barcelona e kualifikuar prêt Tottenham, që ka nevojë për një fitore për të mbajtur poshtë në renditje Inter. Italianët i frikësohen shumë neglizhimit të blaugranave pa objektiv, edhe pse Valverde ka bërë të ditur se do të luajë për fitore.

Të gjithë skenarët të hapur në grupin C ku PSG, Liverpool e Napoli luajnë kualifikimin për dy vended he fitoret respective të skuadrave zgjidhin punë, ndërsa në rezultatet e tjera në lojë futen kombinimet.

Në Grupin D është gjithcka e vendour me Porton në vendin e parë me 13 pikë dhe Schalke 04 në vendin e dytë me 8. Cfarëdo të ndodhë në takimet në Turqi dhe Gelsenkirschen asgjë nuk mund ta ndryshojë renditjen.

KALENDARI I NDESHJEVE
Champions League – Group A
21:00 Club Brugge ? – ? Atletico Madrid
21:00 Monaco ? – ? Borussia Dortmund
Champions League – Group B
21:00 Barcelona ? – ? Tottenham Hotspur
21:00 Inter ? – ? PSV Eindhoven
Champions League – Group C
21:00 FK Crvena Zvezda ? – ? Paris Saint-Germain
21:00 Liverpool ? – ? Napoli
Champions League – Group D
18:55 Galatasaray ? – ? FC Porto
18:55 Schalke 04 ? – ? Lokomotiv Moscow



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *