• |
ide | kryesore

Champions/ Liverpool, PSG e Napoli: ja skenarët që i kualifikojnë

Sport



Të gjithë skenarët të hapur në grupin C ku PSG, Liverpool e Napoli luajnë kualifikimin për dy vende. Në letër, francezët e kanë të më të thjeshtë sepse mjafton të mundin Crvena Zvezdën për tu kualifikuar, por duhet patur parasysh se në Beograd askush nga superfuqitë e grupit nuk ka dalë fitues. Në anën tjetër në Anfield Road vendoset gjithcka në 90 minuta drithëruese mes Liverpool e Napolit.

Fitorja e të Kuqve i kualifikon si të dytë në rast të suksesit ose barazimit të PSG në ndeshjen tjetër, kjo për shkak të diferencës së golave në favor të parisienëve, që kanë shënuar më shumë në ndeshjet direkte me anglezët në fushën kundërshtare. Skuadra e Klopp do të linte pas pikërisht Napolin, me më shumë gola të shënuar në rastin e fitores 1-0.

Nëse ndodh që fiton Napoli, atëhëre vendi i parë i takon italianëve, që udhëheqin aktualisht grupin, por në këtë rast francezët janë të kualifikuar si vend i dytë edhe nësë humbasin me Crvena Zvezdën.

Në rast se në Anfield përfundon barazim atëherë Napoli me 10 pikë do të ishte i kualifikuar, por me fitoren e PSG në Beograd do të mbetej në vendin e dytëm i kaluar nga francezët. Ndërsa barazimi do të nxirrte jashtë Liverpool, me PSG që vendin e dytë do ta merrte edhe nëse del i mundur nga Zvezda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *