• |
ide | kryesore

Elhaida Dani sjell versionin e saj ‘Plas’ të Florit (Video)

Paparazzi, Slider



Një nga artiset e cila e ka pasur këngën e Florit të preferuarën e saj është dhe Elhaida Dani, që mesa duket e ka dashuruar kaq shumë këtë këngën, sa i ka realizuar një cover. Elhaida ka postuar një pjesë të cover-it para pak minutash në Instagram dhe bashkangjitur me videon shpjegon arsyen pse ka vendosur të realizojë versionin e saj të “Plas”, me një videoklip të thjeshtë por personal dhe të ndjerë.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë…Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time…Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë”-shkruan Elhaida në postimin e saj dhe tregon se coveri është një homazh për Flori Mumajesin dhe për muzikën që ka dhuruar gjithë këto vite.

https://youtu.be/RKT6y1d3Qrk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *