• |
ide | kryesore

FOTO/ Sekuestro pasurisë marramendëse të “të fortit” të Elbasanit

Lajme



Operacioni “Forca e Ligjit” ka vijuar këtë të martë në Elbasan ku është vënë në sekuestro pasuria e Elton Kilës pasi dyshohet e ato janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Policia thotë se, Departamenti i Policisë Kriminale dispononte informacione se Elton Kila alias Kastriot Kila, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qenë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali si dhe në veprimtarinë kriminale të simulimit të krimit (krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligjshëm të autoveturave, në Pescara, Itali.

Image result for elton kila

Për këtë procedim penal është bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion i vazhdueshëm me Misionin Ndërlidhës Policisë Italiane (INTERFORCA). Si rezultat i komunikimeve të vazhdueshme me Misionin Ndërlidhës Policisë Italiane, Elton Kila (alias Kastriot Kile) u shpall në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar në 11 shtator të këtij viti për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrimi” dhe “Kallzim i rremë”.

Më datë 17 tetor 2018, nga Policia e Elbasanit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij personi me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në 23 tetor ra një zjarr në autoservisin me makina të shtrenjta që ai dispononte. 

Related image

“Bazuar në aktivitetin kriminal të shtetasit Elton Kila (alias Kastriot Kile), nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan u kryen hetime intensive në lidhje me:

Transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, vendosi sekuestro preventive për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasit Elton Kila (alias Kastriot Kile), dhe familjarëve të tyre.

Më datën 11.12.2018 oficerët e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, për sekuestro preventive për pasuritë:

• Një ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan
• Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan
• Një siperfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.
• Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekë të reja. Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Gjithashtu po këtij personi nga njësia hetimore vendore në DVP Elbasan në muajin Tetor 2018 në bashkëpunim me Prokurorinë i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Elton Kila është drejtuesi i një grupi kriminal të skeduar nga “Forca e Ligjit”. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale” – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *