• |
ide | kryesore

FOTO/ Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!

Lajme, Të fundit



“Jam i gatshëm të takohem ku të doni. Madje edhe te Blendi Fevziu”. Me këto fjalë drejtuar studentëve e mbylli monologun e tij maratonë që zgjati gati 2 orë në ERTV kryeministri Edi Rama mesditën e së hënës.

Në mbrëmje pati një moment kur u duk se ky takim edhe mund të realizohej kur njëri nga studentët në studion e “Opinion” tha se nëse Rama do të futej në bisedë ata do të dilnin jashtë. Kjo u hodh poshtë nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, ndërsa nuk u kuptua qartë nëse pas kësaj kishte diçka të vërtetë. 

VIDEO/ Akuza e Blushit: Nikolla ndante leket me shoferin e arrestuar për korrupsion 

Ajo që dihet me siguri është se Rama e ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel. 

Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ata qe shkojne, duhet te kene nevoje per vemendje! Asnje nga protestuesit s’ka nevoje per vemendje! vemendja eshte vetem te protesta!

  2. Gjirizi Top po sherben si varke shpetimi perballe uraganit qe se perballon asnje Titan-ik.Kjo nevojtore mediatike qe asnje ore te vetme nuk ka qene Ne sherbim the publikut po Ne sherbim the komunistave dhe krimineleve.Katunari Dudush me cinizem dhe paturpesi kerkon te beje the urtin mes psikopatit she studenteve.Neveriteni ate nevojtore the inkriminuar dhe kriminale.

  3. Gjirizi Top po sherben si varke shpetimi perballe uraganit qe se perballon asnje Titan-ik.Kjo nevojtore mediatike qe asnje ore te vetme nuk ka qene Ne sherbim the publikut po Ne sherbim the komunistave dhe krimineleve.Katunari Dudush me cinizem dhe paturpesi kerkon te beje te urtin mes psikopatit she studenteve.Neveriteni ate nevojtore te inkriminuar dhe kriminale.

  4. Majmuni.

    Kerkon te perdore metodat e tij te poshtra te percarjes. Peotesta duhet te zgjerohet.

    Ky ka paturpesine dhe thote: Ejani bashkohuni me Rilindjen te luftojme Korrupsionin. Qeneri intelekti.

    E rropen kete popull.

    Jo gjysem cmimi. FALAS

    Shteti investon ne Kapital Njerezor.
    Shiko vendet nordike, Gjermanine, Italine

    Kane arsim PUBLIK

  5. Po sa te pacipe,te paedukate dhe cinike qe Jane keto te top qenefit.Sot gjithe shqiptaret Jane kunder ketij idiotit,keta mundohen ta shpetojne.Po PSE nga pergjegjshmeria kerkon ta beje kete gje Dudumi ? Jo aspak,po nga sherbimi si gjithmone,nga perulesia e nga inkriminimi.Turp qe i thote vetes media.Po Ne kete vend me shumice te theksuar katunare,vazhdojne ta quajne media ,Top bile.

  6. Vijne ne negociata tradhetie shoqet e shoket e kamufluar te Freshit,
    servila te udhezuar e pergatitur kujdesshem prej Elisa Spiropreshit.

  7. E tmerrshme, nje vllah si Rama arrin ta coje Shqiperine ne kete gjendje dhe te pasurohet me ate cfare i rakon popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *