• |
ide | kryesore

Letra emocionuese e ish-kampionit kuqezi Fotaq Strakosha për të birin: “I presim bashkë kritikat”

F1, Sport



Vetëm një ditë më parë “Curva Nord” e ka sulmuar, për një përgjigje të ashpër ndaj Acerbi, pas golit të pësuar kundër Sampdoria. Thomas Strakosha në Instagram tregoi një video të së vërtetës së tij. Ndërsa tani zbulohet një letër e të atit pas derbit, kur nisën vështirësitë e para.

Në fakt, Thomas i priti kritikat në mënyrën e tij. Një #bla, #bla, #bla në Instagram në të cilën tregon gjithë zhgënjimin e tij për golin e pësuar e lidhur edhe si një përgjigje ndaj sulmit që i është bërë Strakosha nga “Curva”.

KRITIKAT PER STRAKOSHEN

Barazimi i panumërt, i katërti radhazi në kampionat me Sampdoria. Tifozët e “Nord” ekanë patur me të gjithë duke shpëtuar vetëm Acerbi: “Eshtë një lojtar që për histori, impenjim, e vendosmëri, është për tu marrë shembull, edhe pse ka mbërritur prej pak kohësh. Më ka bërë përshtypje tërheqja e vëmendjes për Strakoshën, me të drejtë për një gabim të evitueshëm në të 99′: ‘Cfarë bëre kështu?’ E ai u kthye me gishtin tregues në gojë për ti thënë pusho. Një djalosh që sillet kështu nuk ekziston. Uroj që në dhomat e zhveshjes të ketë ndodhur dicka, portieri në fjalë ka bërë shumë herë të njëjtat gabime. Një mbrojtës me eksperiencë është normale që ti kërkojë 40′ sekonda nga fundi përse e nis topin dhe nuk humb kohë, ndërsa ai i lejon vetes ti përgjigjet kështu, ai që vitin e kaluar na bëri të humbasim kualifikimin për një rivënie në lojë me Inter”, ishin fjalët e liderit të Irriducibili, Fabrizio Diabolik.

Ndoshta një rastësi, ndoshta jo. Sot në Greqi, në portalin “athletestories” është publikuar një intervistë e të atit të portierit, Fotaq Strakosha, gati të presë bashkë me të birin Thomas, kritikat që po bëhen të shpeshta kohët e fundit.

LETRA E FOTAQ STRAKOSHES PER TE BIRIN

“Po kthehem nga stadiumi pas një derbi të ndjerë Lazio-Roma, ndeshja e radhës që të pashë të luaje e po dridhem akoma. Cuditem sepse nuk e kisha imagjinuar se mund të provoja ende ankth në krahasim me atë që kisha si lojtar, por në fund asgjë nuk është e krahasueshme me stresin me të cilin jetoj kur të shoh ty të luash. Ndoshta po të mos kisha qenë portier, injoranca do të kishte qenë një ndihmë e madhe. Duke e njohur mirë rolin, jam shumë i preokupuar për gjithcka mund të ndodhë në cdo moment. Po mendoj për dëshirën për tu vënë në vendin tënd, jo për momentet e lavdisë, ato janë të gjitha për ty. Flas për momentet e vështira, sidomos për ato. Më beso, e di që nuk funksionon kështu, por si thuhet nga anët tona ‘shpërblimin pa lodhje mund ta marrësh vetëm nga babai ose qeni’”.

“Impakti yt me futbollin ishte si ëndërra e cdo babai për të birin. Je rritur duke më pasur mua si idhullin tënd, si pikë referimi. Duhet të të rrëfej se kënaqësia ime ishte e pamasë kur kthehesha në shtëpi e të gjeja duke parë videot me pritjet më të mira që kisha bërë në vite. Aty e kuptova vendosmërinë tënde, për tu afirmuar në botën e futbollit. O Zot sa i vendosur ishe… Që 10 vjec nise të organizosh jetën tëndë, për të qenë në maksimum në stërvitje. Në fillim tek Panionios, pastaj tek APOEL. Në Qipro kuptova që nuk ishte vetëm vendosmëri, por pasioni dhe ëndërra jote. E vetmja gjë që të mungonte ishte eksperienca. Pas një kthimi të shkurtër tek Panionios erdhi oferta e Lazio e Italia”

“Nuk do ta harroj kurrë udhëtimin familjar në Itali, kur ishe i vogël dhe pamë stërvitjen e mikut tim Dimitris (Eleftheropoulos) në Trigoria. Kur u ktheve në shtëpi shkrove pas një foto – në Piazza del Popolo nëse nuk gabohem – ‘këtë herë si turist, tjetra si futbollist profesionist’. E ndjeje që në atë kohë Thomas”.

U bëre portier i një prej klubeve të mëdha të Europës dhe ke fituiar tashmë një Kupë e një Superkupë italiane. Vendose të veshësh fanellën e Shqipërisë, një zgjedhje që e mbështeta 100%, sepse e kisha bërë edhe vetë”.

“Tani i ke hapur krahët e po fluturon biri im. Meriton gjithcka po jeton është aftësia jote. Duhet ta pranoj se ta admiroj karakterin. Jam krenar për ty, po ndjek ëndërrat e tua, duke fituar objektivat personalë njëri pas tjetrit. Thuhet se dhurata më e rëndësishme që një baba mund ti bëjë të birit, është ta bëjë më të mirë. Ne ia kemi dalë bir. Duhet vetëm të shijosj rrugëtimin tënd në të mirë e në të keqe, sepse është një udhëtim i mrekullueshëm që pak kanë fatin ta jetojnë. Shpresoj vetëm, që bashkë me mamanë tëndë Adelina, të kemi ndërtuar bazat solide për të të bërë të jesh i qetë në një nivel kaq të lartë. Është një kënaqësi e madhe ta di që je i lumtur, pavarësisht se ke zgjedhur një rrugë jo të lehtë. Dedikimi yt dhe sakrificat e tua tregojnë respoektin që ke për atë që bën. Mos u merr me mua, unë do jem gjithnjë në ankth, do ta kem gjithnjë zemrën që rreh fort sa herë të shoh të zbresësh në fushë të luash. Një pjesë e imja do të jetë gjithnjë aty me ty, të mbrojë portën”.

Të dua shumë, babài yt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *