• |
ide | kryesore

Lufta TV/ Fevziu me studentët, Topi dhe Dudushi me Ramën

Arkiva



Protesta e 7 ditore e studentëve ka ndarë keq edhe televizionet më të mëdha dhe qëndrimet e tyre editoriale. Sonte në darkë në ora 22 00, ende pa përfunduar ndeshjet e Champion League, dy TV më të mëdhenj të vendit do ti kushtojnë vëmendjen e tyre protestave studentore. Në Opinion tek Fevziu do të diskutojnë analistë dhe një grup i madh studentësh protestues.

Ndërsa ngjarja me sa duket do të ndodhë në Top Shoë të Alban Dudushit. Edi Rama që rrefuzohet prej 7 ditësh nga studentët për negociata, do të gjejë në Top Channel Opozitarë të shpikur.

Edhe dje në Opinionin e Fevziut edhe sot gjatë protestës para ministrisë, studentët i kanë fishkëllyer dhe i kanë quajtur tradhëtarë të kauzës së tyre, Ata që do të bëjnë protestuesin fallco tek Top Channel (shiko videot poshtë).

Rama inkonjito në “Opinion”. Tërbohen studentët: “çohemi ne, nuk ulemi me të”

Një mori e pafundme reagimesh në rrjet kanë bërë humor me këtë shfaqe bajate që i hidhet si komardare shpëtimi kryeministrit.

Por edhe po të hamendësosh për një moment, se Top Channel, do të kryejë misionin gazetaresk, pra të përballë kryeministrin me kundërshtarët e tij, ai nuk ka gjetur arbitrin e duhur. Sepse drejtuesi i këtij emisioni të vështirë, që duhet ta drejtonte një gazetar i paanshëm është Alban Dudushi, i cili sot duhet të bëjë të pavarurin mes eprorit të tij Rama dhe studentëve. Ai paguhet nga qeveria, si pjestar i bordit të AMSH-së, agjensisë që ndan fondet për shoqërinë civile ku gjendet edhe këshilltari mediatik i kryeministrit, Endri Fuga.

Pra ajo që po bën Topi, pasi transmetoi dje emisionin “Open” me titull “A po përçahen studentët?” është dyfish e dyshimtë. Ai po i ncjerr Ramës bashkëbisedues me legjitimitet të cënuar, sepse studentët nuk i pranojnë si përfaqësues të protests dhe se dyti ia ka lënë moderimin një arbitri që paguhet nga njëra palë.

Në luftën e ashpër të audiencës nuk dihet se cili do të fitojë këtë radhë, por peshorja morale këtë herë rëndon krejtësisht në anën e Fevziut dhe të protestuesve realë.

©Lapsi.al

https://youtu.be/smqH24LCQ10



16 Comments

    1. Ti qenke budulla i lezetshem se me theks dukesh nga lezha po te folmen e ke tironce…Me sakte fare duhet te jesh nga Maminasi…

  1. Studentet duhet te kuptojne qe duhet te shkojne te kryeministria dhe ta rrezojne!! Sepse ministrja eshte jashte loje!

  2. Nuk protestohet me hunj e derasa sic bente Rama. Prandaj sperdridhet ai. Tipik frikacak. Cfare behet me korrupsionin ne unaze dhe linjen e tn.Kjo eshte ceshtja e cila duhet futur dhe ne axhenden e studenteve.

  3. Protesta duhet te zhvendoset te kryeministria! Ministrja Nikolla kushedi ku ka humbur rrugen! Studentet duhet ta kuptojne kte gje!

  4. Shikoni pak se kush ka dale ne perkrahje te Rames: Djali i drejtorit te Institutit te Ndertimi, nje bythe laboranti qe e ka fut baba ne pune.

  5. Mbledhur tere -freshistet tek -Tope-qenlli-me pyetje te para pergatitura nga -endri -fugistet-dhe perpeliteshin sikur -benin oponence te madhe me -kryeministrin menefregist .

  6. Pashe e digjova nje kryeminister, qe kerkonte qe kryeministri te beje punet e pa bera te tij!!! Teater kukullash!

  7. TAKSAT JANE SHTUAR. DRITA DHE UJE, PO PAGUN GJITH MILETI TANI.
    NAFTA ESHTE CILESIA ME E DOBET ME E SHTRENJTA NE EUROPE!
    KU PO SHKOJNE LEKET E SHQIPTAREVE ZOTRI ?! KONCENSIONE ?!
    VJEDHJE BARBARI!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *