• |
ide | kryesore

Protesta e studentëve, Rama: Qeveria nuk është magazinë

Lajme, Të fundit



Pasi refuzoi që t’i përgjigjej pozitivisht 8 kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen përmes një dalje në publik. I ftuar në emisionin ‘Top Show’ pohoi se 8 kërkesat e studentëve janë të arsyeshme, ndërsa shtoi se duhet të diskutohet për secilën prej tyre.

Kreu i qeverisë tha se protesta nxori në pah 4 komponentë, mes tyre ato të partive politike, PD-LSI. mes të tjerash ai tha se qeveria nuk është magazinë ‘që pret nga dyqani të çojnë pakon’.

“Sigurisht që janë të gjitha të arsyeshme. Por meritojnë një diskutim pikë për pikë sepse çështja nuk është merr e lëri, çështja është si zbatohet secila prej tyre. Sa kohë duhet për secilën prej tyre. Dua të falënderoj studentët që janë këtu dhe me siguri kanë pasur dilema të mëdha që të vijnë apo jo. Tani pas pjesës së dytë të ditës doli në pah se protesta ka 4 komponentë. Protesta ka 3 komponentë të strukturuar dhe me një axhendë që është e tyre dhe ka një komponentë që ka krijuar mase, që janë studentët që kanë hallin e tyre dhe hallin e shkollës. Dy komponentë janë ata që dihen, PD dhe LSI. Opozita që ka premtuar prej kohësh një revolucion që do ta çojë deri në rrëzimin e qeverisë me dhunë. Komponenti tjetër është Lëvizja për Universitetin që s’kanë asnjë lidhje me vizionin tonë. Janë një grupim marksistësh që nuk njohin Marksin. Siç sot filloi të shfaqet, do shfaqet në vijim. Studentët e tjetër i kanë këto probleme, por nëse…Të gjithë e kemi parë që kanë një tmerr që të asociohen me politikën. Kanë për një mijë e një arsye që mos të jenë pjesë e politikës. Është rast i pandodhur, që opozita maskohet, zhduket nga skena, dhe futet në turmë për të imponuar gjënë e vet. Qeveria nuk është magazinë, që pret nga dyqani të çojnë pakon”, tha Rama.



8 Comments

  1. sa bukurosha e kodosha jan per ta pas bilancin brenda parametrave qe tken mundsi te emetojn borxhe i fusin i rritje taksash te studentet… shum nukur …

  2. Këtu harrohet edhe komponenti me studentët që janë kundër të gjithë klasës politike!

  3. KM me kujton punonjeset, apo komisionet e DAP it te famshem ne vitin 2014, ku pasi degjuan pergjigjet per menaxhimin te mijra aplikanteve per 4 vjet rradhazi, menduan se u ban profesioniste. Edhe ky profesionist do bahet pas 4 vitesh nqs ben cdo nate kurse trajnimi si ky i fundit me studentet. Gaboi me rradhen. Ne vend qe keto 5 vjet te bante keto trajnime cdo nate, zgjodhi arrogancen e te pashkollit e te pa diturit. Tani qe ka ra ne humnere me gjith makine, thot qe nuk kam faj se isha pa patente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *