• |
ide | kryesore

Psg-L’Équipe, luftë totale: vendimi i klubit është radikal

Sport



Mes PSG e L’Équipe është tani luftë totale. Mjaftoi ai lajm i gazetës franceze se një mes Mbappe e Neymar klubi ishte i detyruar ta shiste dhe situata doli jashtë kontrollit. Konflikti u deklarua kur Emery e Mbappé u prezantuan në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Crvena Zvezda: klubi parisien ka ndaluar gazetarët e L’Équipe të bëjnë pyetje për teknikun e kampionin e ri të botës.

Paris Saint-Germain e interpretoi vëmendjen e gazetës si një lloj sulmi mediatik. Në ditët e kaluara janë publikuar artikuj të ndryshëm që kanë shqetësuar ambjentin parisien, të destabilizuar nga pakënaqësitë e Cavani për shkak të minutazhit të ulët edhe pse goditjen e fortë e dha lajmi për largimin e Mbappé ose Neymar për shkak të telasheve me FPF pas zbulimeve të Football Leaks.

Në një komunikatë për shtyp, PSG shprehet: “Përvec se mohojmë në mënyrë absolute afirmimet qesharake e të gabuara, PSG dyshon në ndershmërinë intelektuale të L’Équipe e motivet e errëta të linjës së saj editoriale. Nuk mungojnë rastet e një trajtimi pa ekuilibër me qëllim për të shpërndarë një atmosferë paragjykimi. PSG ka të drejtë të vendosë në dyshim sjelljen skizofrenike të redaksisë”.

Vetëm pak orë kaluan dhe përgjigja e gazetës erdhi përmes drejtorit, Jérôme Cazadieu, që shpjegon se nuk ka asnjë artikull të publikuar për temën që të mos jetë raportuar nga burime brenda klubit e se PSG po mundohet ti vendosë tifozët e tij kundër L’Équipe: “L’Équipe do të vazhdojë të informojë, si e bën prej vitesh, me seriozitet dhe pa implikime. Kjo pavarësi ka bërë që të rritet numri ynë i lexuesve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *