• |
ide | kryesore

Rama e ka humbur pusullën, provokon sërish studentët.

Arkiva, Kryesore



Askush nuk e kupton dot më Edi Ramën.të gjithë e dinë se interesi i tij imediat është vetëm një. Të qetësojë gjakrat dhe të fashisë protestën. Por në të kundërt, me nerva të shkatërruara dhe me arsye të humbur, ai po hedh çdo hap në drejtim tjetër. Pasi dje i foli studentëve, për Ylli Kadriun, Dash shehin dhe komshinjtë imagjinarë të Monës, që ata as nuk e dinë se cilët janë, sot ka shkuar edhe më larg. Duke dashur të qetësojë vetëm provokon. Përndryshe ç’kuptim do të kishte që kur ofron paqe dhe plotësi të kushteve të lëshosh frazënse ata janë kalamaj që nuk e dinë se kjo është një lojë kungulleshkash. Ç’kuptim ka që edhe do ti dëgjosh protestuesit edhe të thuash se janë pak: “Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë”. Ç’kuptim ka që kur ata kanë shpallur një sërë kërkesash me të cilat janë dakord të gjithë, ti thuash se ato janë të manipuluara nga “armiku që kanë brenda tyre: Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-)

Lexo më tej:

Gafa e komunikimit/ Si i fshehu Rama gjithë lëshimet që bëri për studentët

Nëse do të ishte racional Rama mund të bënte një gjë fare të thjeshtë: Që sot të formalizonte ligjërisht të gjitha kërkesat me shpresën se të kënaqurit nga lëshimet e tij do të ktheheshin nëpër shkolla. Pa dialog dhe pa diskutime ai ka gjithë tagrin të ndërmari një sërë të madhe masash.

Fakti që vazhdon të provokojë dhe të hedhe sinjale përçarse ka vetëm një shpjegim: gjithëpushtetshmëria, realiteti fallco i oligarkëve dhe sejmenëve që i qëndrojnë rrotull e kanë bërë të humbasë sensin e realitetit. Ai tashmë nuk po punon vetëm kundër shqiptarëve, por edhe kundër socialistëve dhe kundër vetvetes.

©Lapsi.al

Deklarata e plotë e Ramës:

Të dashur protestues,

‪Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.

‪Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-)

‪Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?

Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.

‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-)

 



10 Comments

  1. Per fat te keq protesta po degjeneron. Nje trup pa koke nuk mund te komandohet. Po marrin kot. Duhet nje perfaqesi prej studentave qe nuk jan ne asnje grupim politik. Perndryshe do ket vetem rremuj.

  2. Mendoj qe ky eshte fundi i ketij palaco kryeministri. Do marri ate qe meriton.
    Duhet te kuptoj qe arroganca , paaftesia, hajduteria denohen.

  3. Ky kryeminister menefregist duhet terhequr zvarre i gjalle se babai i tij shpirteror u hoq zvarre vetem statuja prej bronci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *