• |
ide | kryesore

Ramës po i skadon afati/ Çfarë do të ndodhë pas orës 16:00 ?

Lajme, Të fundit



Janë me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë që janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë para ministrisë së Arsimit. Ka mbetur më pak se 1 orë e gjysmë nga skadimi i afatit të lënë për qeverinë.

Mesazhit në facebook të kryeministrit Rama për tu ulur të dialogojnë për 8 kërkesat studentët i janë përgjigjur me: “Nuk ka negociata! Duam vendimmarrje!” Ata vijojnë ti bien vuvuzelave dhe thërrasin: E duam Arsimin si gjithe Europa!

Mijëra studentëve të Tiranës u janë bashkuar dhe studentë nga Elbasani dhe Durresi.

Kjo është dita e 6 e rezistencës para ministrisë së Arsimit, dhe e 8-ta si protestë.

Protesta të studentëve dhe në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër dhe Shkodër, Korçë dhe Elbasan.

Protestuesit kanë dhënë afat orën 16:00 për plotësimin e kërkesave.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *