• |
ide | kryesore

Skandal/ Edhe tek Rudina Xhunga socialistja futet e maskuar si protestuese

Arkiva, Të fundit



Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”,
ish-zv.ministri i Arsimit , Taulant Muka ka zbuluar se një nga të
ftuarat në studio, e prezantuar si studente, punon juriste pranë
Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja
Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e
juristes.
“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson
ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer
fare”, i tha Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.
Më herët juristja e zbuluar nga Muka, si Adelina Laci tha se ka
mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë.
“Jam shumë e qetë, jam juriste me kontratë, jam futur me studentët
që kanë fituar përmes praktikave të punës. Kam mbaruar dy
fakultete, Gjuhë-Letërsi dhe Drejtësi. Unë Drejtësinë e kam fakultet të
dytë, dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Nuk më është dashur të hy dy herë për të marrë një provim. Mesatarja ime është 9.8”, tha ajo.



9 Comments

  1. Një tjetër dëshmi se si na dalin me dy diplloma e bile me “mesatare të lartë” të notave qejflleshat e “Skënderbeut” Rama. Edvin Rama publikisht është deklaruar si byrazer i Erdoganit e Vuçiçit.
    Pra nuk ështl Gjerrgj Kastrioti siç thotë Spiropali po Hamza Kastrioti. Një tradhëtar i kombit shqiptar.
    Nuk ngelen pas edhe Ballaban pashët e vitit 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *