• |
ide | kryesore

(VIDEO) Dhjetëra mijëra studentë e nxënës ngrihen në këmbë në mbarë vendin

Kryesore, Lajme



Studentët në mbarë vendin kanë bojkotuar sot mësimin, në këtë ditë të shtatë të prostestës së tyre, e cila është më masivja që nga nisja e tubimeve.

Nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe korpuset universitare, studentë e gjimnazistë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar: Përgjysmimi i tarifave të studimit, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse të Universiteteve.

Studentët i kanë vënë sot afat deri në orën 16:00 qeverisë për të përmbushur këto kërkesa, përndryshe protesta do të përshkallëzohet.

Ditën e sotme studentëve i janë bashkuar në Tiranë dhe Elbasan edhe nxënësit e gjimnazeve.

Protesta nuk po zhvillohet vetëm në kryeqytet. Në Elbasan, Korçë, Shkodër e Vlorë, studentët kanë bojkotuar mësimin në koordinimin me studentët në Tiranë.

Në Elbasan, studentët jo vetëm që kanë bojkotuar mësimin, por edhe janë nisur me autobusa drejt Tiranës.

Në Korçë, studentët po protestojnë duke marshuar rrugëve të qytetit.

Edhe në Shkodër studentët po protestojnë në rrugë. Qytetarët shkodranë janë solidarizuar me studentët. Në videon më poshtë duket se si qytetarët shpërndarjnë çaj për ta.

Në Vlorë studentët bëjnë thirrje se pa u plotësuar kërkesat që kanë shtruar nuk do ti kthehen auditorëve të Universitetit.

Por çfarë kërkojnë realisht studentët? 

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protesojnë që prej 7 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve. 

©LAPSI.AL 



18 Comments

      1. O ju gjasme komentuesa. Keni degjuar ndonje brohoritje nga studentet, Poshte qeveria ose poshte rama? Vetem militantet e kesaj gazete jan eksituar e thon gjera qe studentet as nuk i kan zen ne goje. Kuptojeni qe jeni mjeran dhe oportunista po me gishte ne goje do ngeleni prap. Dhe pastaj do i shani studentat.

    1. jo vetem Edi po te gjith. Te japin llogari per pasurit Luli, Sala, Xeni qe ben nje profesion qe nuk dihet dhe ben pushime ne maldive dhe karaibe gjith vitin me nusen, Likje me Monen per vilat e pasurit e pafund, Pollo, Balla, Palla etj etj. te gjth me rradhe. dhe jo vetem vetting personash, po me familje dhe farefis.

    1. LRI dhe FRPD jane te dhjera njesoj si qeveria. ketu protesta eshte per te hequr nje establishment te tere te 30 vjeteve te fundit. jan njesoj, tafmaqar, tradhetar dhe hajduta.

  1. kaq me dhjetra e mijera protestues i mbledh dhe PD e i mblidhte dhe PS ne opozite po me nje ndryshim, keta jan te gjith te mbledhur vullnetarisht, keta shohin te gjith interesin personal qe eshte i lidhur ngushte me te ardhmen e shqiperise e jo si militantet e partive qe shohin interesin e liderit a do ju behet apo jo lideri kryeminister. Keta jan te frymezuar dhe sjellin frymezim, militantet e partive as jan te frymezuar e as nuk sjellin frymezim.

  2. Nga të gjitha pankartat e ekspozuara në këtë protestë të fuqishme studentore, më tërheqi vëmëndjen për sinqeritetin, thjeshtësinë e domethënien e madhe, një pankartë e mbajtur në duartë e një vajze adoloshente të gjimnazeve të Korçës. Me një vizatim fëminor me vija të thjeshta, ajo kishte paraqitur një peshore, ku në njërën anë të saj me diçiturën “të pangopurit” kishtë vizatuar një qeveritar barkmadh me shenjat e dollarit e euros në bark, e në anën tjetër të peshores, me diçiturën “studentët”, figurat e tre personave të skeletosura që tregonin një peshë të barabartë në dy anët e peshores.
    A nuk është ky një mesazh politik uluritës për bojaxhiun kryeministër e për ata që thërrasin në këtë protestë “jo politikë, jo politikë” ? Ndonëse raportin midis oligarkëve e qeveritarëve të pangopur me të gjithë shqiptarët e varfëruar nga korrupsioni e krimi qeveritar, në pamundësi që ta paraqesë në raportin real një me njëqind mijë, adoloshentja u ka dhënë mesazhin jo vetëm piktorit Rama, por edhe qorrëve komunistë që kërkojnë të përçajnë protestën si luftë thjeshtë për para e jo politike.
    Është një dredhi politike alla Erion Veliaj më duket që edhe në ditën e shtatë të saj, protesta të kufizohet vetëm në rrugën e ngushtë të Durrësit, me preteksin se të gjitha fajet i paska pasur vetëm ministrja e arsimit.
    E dëgjova Edi Ramën të thoshte me kënaqësi se nga 140 mijë studentë që ka Shqipëria, në këtë protestë mund të mblidhen e shumta 30 mijë. Është pra në interesin e tij që protesta të cilësohet jo politike e numuri i protestuesve të kufizohet në minimalen në pjesën e rrugës para ministrisë së arsimit.
    Nëse protestës do ti bashkoheshin të gjithë shtresat e pakënaqura ndaj kjo keqqeverisje, jo më vetëm 140 mijë studentë por sheshi Skënderbe e Bulevardi deri tek universiteti, do të mbushej me qindra mijë demostrues.

    1. jan ngritur ne protest se ju ca kari me te gjitha problemet sebashku. problemi kryesor eshte kjo kaste politike (pozit e opozit) e degjeneruar ne syt e te gjitheve.

  3. Po pra po stazhet kush biznese do i beje oligarket e Rames qe spaguajne as sigurimet shoqerore?! S’i thua ti?1 S’besoj te jesh kaq naiv/naive!

  4. Biznesi i vogel te futet ne proteste dhe te ndihmoje studentet. Te kujtojne si Rama iu ka bere reprezalje me tatimoret e korruptuar dhe si iu ka ngritur taksat!

  5. O milet shkerdhate, cohuni ne mbeshtetje te studenteve o parazite kafesh, po jeni mesuar me diktature se ju ka treedh Enveri me kohe. Ne cdo vend emokratik kryeministri do kishte reaguar, ndersa ne Albanistan kryeministri del e ben arrogantin ordiner.Une jetoj jashte dhe skam asnje preference politike per momentin se te dyja palet jane per faqe te zeze, por duhet hequr njeri ne fillim per te vazhduar ke te tjeret

  6. Përse po kërkohet me ngulm për ti dhënë kësaj proteste ngjyrën e një proteste “kundër gjithë politikës” ?
    Nëse do të ishte kështu, studentët do të shkonin e të protestonin kundër të gjitha selive të partive politike shqiptare e jo kundër qeverisë apo ministrisë së arsimit.
    Është e marrëzishme e tallje me studentët që kryeministri Rama, edhe pas 5 vitesh qeverisje me aq shumë probleme jo vetëm për arsimin, por për gjithshka, vazhdon me avazin e Mukës, fajin e ka Saliu.
    Për fajet e Saliut apo të Kadriut siç kërkon ai ta shpërndajë fajin, janë bërë protesta, por protesta të tilla masive të studentëve u bënë në dhjetor të 1990-tës për të përmbysur diktaturën enveriste e po bëhen në dhjetorin e 2018-tës për të përmbysur diktaturën mafioze edveriste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *