• |
ide | kryesore

(VIDEO) Studentët refuzojnë në kor dialogun me Ramën në Top Channel

Lajme, Të fundit



Studentët refuzuan në kor ftesën për dialog mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show” me Edi Ramën. Me brohoritje, njëzëri, studentët i janë përgjigjur me disa “Jo” të stërzgjatura pytetjes së një studenti me megafon nëse ata janë dakord për të dialoguar me kryeministrin.

Pas gatishmërisë së “Top Show” për të vënë në dispozicion platformën e saj për debatin Rama-studentët, këta të fundit kanë reaguar edhe më parë me një deklaratë ku ata distancohen nga ky debat. Ata thonë se nuk kanë mandatuar asnjë grup negociator dhe kush do të jetë përballë Ramës do të përfaqësojë vetëm veten e tij.

“Studentet e kane theksuar qarte përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej “Ligji për Arsimin e Lartë” qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta!

Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do te jetë i pranishëm në një studio televizive (Top Channel – Top Show) ku përballë do të ketë studentë, të cilët do të jenë aty si individë dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne! Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata! Plotësoni kërkesat!” – thuhet në deklaratën e studenteve.

©LAPSI.AL 

https://www.youtube.com/watch?v=8EpiWAbBRS0&feature=youtu.be



6 Comments

  1. Hienat komuniste ne alarm te sabotojne levizjen shpetimtare , shpresen e fund it.
    Zoti ju mallkofte duduçka and co

  2. Vijne ne negociata tradhetie shoqet e shoket e kamufluar te Freshit,
    servila te udhezuar e pergatitur kujdesshem prej Elisa Spiropreshit.

  3. Ja ku i doli koka edhe Ben Blushit. Bente gam-gam kot dikur kunder Rames dhe sapo Rama fitoi zgjedhjet e dyra, befas u largua, per t’iu bashkuar Vjollces te TopChannel.

  4. Kur themi qe trashegimtaret, e servilet e droges po sabotojne perparimin e demokracine, ky idiot KM, ironizon realitetin e njerezit qe mundohen te luftojne mjerimin. Andaj sot, ai duhet qe te jape llogari per gjendjen qe ku e coi kete popull me genjeshtrat e mashtrimet e tija prej megallomani, por edhe si idiot i perkedhelise se multi mashtrimeve ekonomike, e kanabiste qe i duket vetia mbret, por kesi mbreterish e pesojne si Caushesku, e kete ia ben populli.Mos u besoniTopeve te lene rrugeve te mashtrimit, e drejtuesit bire kuqali qe po mundohen ne c;do forme ta perkulin protesten me kodoshet e tyre.

  5. Jo bisedime me hajdutet, jo negociata me nje qe te fut doren ne xhep. Studentet s’duhet te terhiqen. qelbesirat ne hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *