• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane nuk i ndahet Emiliano Shullazit: Mesazhi që morëm nga dënimi i tij

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë reagon sërish për Emiliano Shullazin. Kreu i një prej bandave famëkeqe të kryeqytetit ka apeluar dënimin me 14 vite burg, por kjo sipas selisë diplomatike është një gjë normale. Zv. Ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtësisë.

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi.

Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin.

I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”, – thuhet në njoftimin e ambasadës” – thuhet në njoftimin e ambasadës të shpërndarë në “Facebook”.



1 Comment

  1. Ku jan ata prokuroret qe u rebeluan. Pse nuk dalin e te na thon se kishin te drejt qe e shtynin gjyqin pa fund. Loja po mbaron, se keni kuptuar qe tani eshte dikush tjeter qe ben komando.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *