• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Gruevski duke shëtitur në rrugët e Budapestit

Lajme, Të fundit



Në rrjetet sociale po qarkullon një foto që thuhet se është bërë në Budapest, ku ish-kryeministri Nikola Gruevski shihet i veshur me një xhup të kuq teksa shëtit në kryeqytetin e Hungarisë. Autenticiteti i fotos ende nuk është konfirmuar.

Më 13 nëntor Gruevski njoftoi në Facebook se kishte kërkuar azil politik në Hungari. Ai kishte kaluar nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia për të mbërritur në Hungari. Më 20 nëntor, ai informoi se kërkesa e tij për azil u pranua nga autoritetet hungareze. Maqedonia ka kërkuar ekstradimin, por ende nuk ka një përgjigje për këtë.

Gazetari i njohur hungarez Daniele Noland ka theksuar se fotografia e publikuar është autentike. Në mediat maqedonase shkruajnë se ish-kryeministri shoqërohej nga një bashkëpunëtor i vjetër i tij. Sipas “Kanal5” që ka kontaktuar gazetarin Noland, personi i dytë që shoqëronte Gruevskin është Aleksandar Trajkovski, këshilltar i VMRO-DPMNE-së në komunën e Gazi Babës. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. E kishin lene te takoheshin me Taci Oil nga zvicra por si shqiptar qe eshte erdhi me vonese dhe Guevski iku ne Hilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *