• |
ide | kryesore

Drejt përfundimit të transmetimit emisioni “The Ellen Degeneres Show” (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Emisioni “The Ellen Degeneres Show” mund të përfundojë transmetimin brenda disa vitesh! Në një intervistë me “The Neë York Times”, moderatorja e emisionit Ellen DeGeneres tregoi kontrata e emisionit përfundon në vitin 2020 dhe është në dyshime nëse duhet ta rinovojë. Ellen sqaroi se vëllai i saj është mbështetësi kryesor i saj, ndërsa e shoqja Portia De Rossi mendon se ka ardhur momenti që ajo të tërhiqet.

“Portia inatoset me tim vëlla kur ai më thotë se televizioni ka nevojë për pozitivitetin tim.” – u shpreh Ellen.

Mirëpo bashkëshortja e saj, me të cilën është martuar në vitin 2008, e mbrojti menjëherë idenë e saj dhe tha: “Unë mendoj se ajo është një aktore brilante dhe emisioni i rrëmben të gjithë kreativitetin. Ka 1000 gjëra të tjera që ajo mund të bëjë. Mbylljen e emisionit nuk e shoh si fundin e karrierës së saj në televizion”.

Duket se DeGeneres e pëlqeu shumë këtë ide, pasi theksoi se do të pëlqente shumë të ishte pjesë e një filmi!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *