• |
ide | kryesore

Ermal Meta tregon shifrat e mëdha në Spotify

Paparazzi, Slider



Këtë vit ai së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro, përfaqësuan Italinë në “Eurovision”, me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, dhe u renditen në vendin e katërt. Duke qenë një emër shumë i pëlqyer në Itali dhe jo vetëm, Meta renditet si një ndër artistët më të dëgjuar në shtetin italian.  Statistikat e nxjerra së fundmi nga platforma më e madhe digitale e muzikës në botë, Spotify, ka treguar statistikat e dëgjueshmërisë për secilin artist. Ermali është dëgjuar mbi 51 milionë herë brenda vitit, nga katër milionë fansa prej 65 shteteve të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar mbi dy milionë orë në këngët e tij. Pas Era Istrefit dhe Butrint Imerit ka qenë pikërisht Ermali ai që ka postuar këto statistika në rrjetin e tij social, duke falenderuar të gjithë admiruesit e muzikës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *