• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet dokumenti i Putin si spiun sekret i STASI-t

Planet



Një kartë identiteti e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, e njohur si STASI, të cilën e kishte përdorur Vladimir Putin gjatë kohës shërbente si spiun i Bashkimit Sovjetik është gjetur në një nga arkivat e stacionit sekret policor të STASI-t në Dresden. Presidenti rus është shprehur krenar për shërbimin e tij si zyrtar komunist i KGB-së në Dresden gjatë viteve të 80. Karta e tij e identitetit u gjet gjatë kërkimeve në dokumentet për operacionet e përbashkëta të KGB-së dhe STASI-t.

Putin e kishte marrë këtë dokument në 1985-ën. Në një deklaratë të Agjencisë për të dhënat e STASI thuhet se Putin e kishte marrë këtë kartë identiteti për t’i vazhduar punën e tij të KGB-së në bashkëpunim me STASI-n. Ministria e Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore njihej për format e pazakonta të përgjimit të qytetarëve të rëndomtë, shumica prej të cilëve edhe ishin detyruar të spiunonin për njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *