• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në Unazën e Madhe

Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm u raportua rreth orës 10.15 të së mërkurës në zonën e Tiranës së re, pranë kopshtit botanik. Burime në vendin e ngjarjes i thanë lapsi.al se ka shpërthyer një automjet i parkuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, por shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset dhe policia.

Informacion paraprak i policise:

Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. 

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *