• |
ide | kryesore

Kombëtarja ka mbetur pa asnjë qendërsulmues: zgjedhjet e Panuccit luajnë me pikatore

Sport



Zhgënjim në Ligën e Kombeve, pretendime për kualifikueset e Euro2020, kritika për performancat në mbrojtje: të gjitha këto qendrojnë, por shumë shpejt teknikut të përfaqësueses Christian Panucci do ti duhet me problemin që asnjë trajner nuk do ta donte: mungesën e një qendërsulmuesi. Me Armando Sadikun të dëmtuar, e që pas rikthimit do ti duhet të fitojë vendin në skuadër, gjë që nuk është asnjëherë e lehtë, të gjitha zgjedhjet preferenciale të teknikut Italian për qendrën e sulmit janë duke shijuar pankinën, me statistika që e bëjnë situatën emergjente.

Bekim Balaj, që është edhe pika kryesore ku, të paktën, Panucci është bazuar në daljet e fundit, është aktivizuar vetëm 409 minuta, të shpërndara në 10 ndeshje, në 15, në të cilat është thërritur në cështje. Mesatarisht më pak se një pjesë loje në fushë, por shifrat bëhen më pesimiste po të llogarisësh se në pesë ndeshje nuk është preferuar fare, ndërsa golin e vetëm në Rusi e ka shënuar në dy ndeshjet e luajtura në Kupë, ku të paktën ka luajtur nga fillimi.

Premtuesi Rei Manaj, lojtari i Inter që kurrë nuk bëri kalimin në kualitet, nuk po gjen hapësira as i huazuar tek Albacete. Në 17 ndeshje në Segunda, vetëm në 10 janë kërkuar shërbimet e lushnjarit, që ka regjistruar mizerjen e 383 minutave, por që mardhënien me golin e ka më të mirë, sepse i është gëzuar 3 herë në këtë sezon.

Guri humbi shumë shpejt, ndërsa Sokol Cikalleshi me Goztepe nuk po e sheh fushën pothuaj fare. 118 minuta të shpërndara në 6 ndeshje, në 15 të luajtura në Turqi nuk premtojnë asgjë dhe dy golat kavajasi i ka shënuar në Kupë. E po flasim për një skuadër që është e 12 në renditje.

Kështu që në mars, kur të startojnë eleminatoret, Panucci duket të ketë menduar dicka tjetër, gjithnjë nëse do to të vendosë të luajë pa qendërsulmues…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *