• |
ide | kryesore

Protesta/ Procedohen Robert Aliaj, Edmond Tupe dhe 21 të tjerë

Lajme, Të fundit



Pas protestës së studentëve Policia ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

• Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se pop punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.



7 Comments

  1. Nuk ka proteste te paligjshme ka vetem njoftim per proteste.
    Fusni ne burg dhe komshiun tim se po shihte protesten e paligjshme

  2. Kur qenit me amok I vjen ngordhja uluret ckermitje te llahtarisura
    … dhe plaset perdhe.

    Ky do plaset ne bodrum te Surelit
    SI Sadami….

  3. Akoma proteste te pa ligjshme e qujane-policet e -Leshit-dhe nuk na lejuakan njerez te tjere te mbeshtesin studentet .Thirrini mendjes sa nuk eshte vone o polica,se do dergjeni te sakatosur duke shitur vetem banane ose nuk do mblidhni dot as kanace .

  4. Tani qe hyri Robert Aliaj ne loje…… kam qejf ta shoh te shpertheje, se ky shperthen kot, e jo plot!
    Hajde Bobi thyeji turinjte kurvave komuniste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *