• |
ide | kryesore

Protestat/ Policia e Shtetit: Procedimet në bazë të ligjit

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka deklaruar se procedimet penale ndaj disa protestuesve janë bërë në bazë të ligjit për ata persona që e kanë cënuar atë.

Në një njoftim për mediat, nisur dhe nga reagimet e shumta pas procedimeve penale për artistin Robert Aliaj, pedagogun Edmond Tupe si dhe protestues të tjerë, policia ka sqaruar se këta persona e kanë cënuar qartazi ligjin, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.

Protesta/ Procedohen Robert Aliaj, Edmond Tupe dhe 21 të tjerë 

DEKLARATA E POLICISË: 

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve.

Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.

Policia e Shtetit shpreh edhe një herë gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë”.



8 Comments

  1. Policia qe nuk duam, Policia e krimit ,Policia e droges . Procedoni dhe arrestoni me pare kreret tuaj , jeni te gjithe te lidhur me mafien .Perkundrazi, ju jeni vete MAFIA.

  2. policia e mutit,droges,perdhunuesve e hajnave po procedon ne baz te mutit te stalinit rama,kakes se enverit xhafa dhe shurres se negjmijes balla.

  3. Sa bukur qe na i diterka policia,,,’ procedim sipas ligjit… po sa anashkalime, e mbulime ka bere kjo polici ”qe duam. ne shume veprime qe ka bere ne mbulimin e pa drejtesive? Sa te doni, por keta jane me shume ne mbrojtje te interesave te pushtetareve te korruptuar se sa jane ne detyra qe u ngarkon ligja, sepse e bejne ate( ligjin) sic duan vete, e ku duan vete, sipas urdherave te shefave te tyre politike. Policija nuk ka pune me studentet, apo te grricet per gjera te vogla me studentet per ti trembur apo per ti larguar nga protesta me keto menyra te vjetra Cdo procedim nga kjo polici, qofte me sebepin me te vogel, do kete pasoja edhe me te keqia per kete pushtet, qe vetem ligj te barabarte per te gjithe nuk ka, andaj te kene kujdes se rinine nuk ka force ta rrezoi kur ajo ka me vete kurajon e se vertetes e te ardhermes.

  4. Cilen nga keto raste te shkeputura (bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike) eshte e vlefshme per tupen dhe Aliajn. Coroditje e atyre qe urdherojne policine.

  5. Ky ministri i ri qenka Edi fare. Nuk e kupton se po ju ben nder studenteve me kete procedim,biles dhe Prof, Tupja nuk e pranonte t’a benin hero me zor pasi nuk e meritonte. Ik or idjot se le nam,po verteton se je leve e partise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *