• |
ide | kryesore

Rama për propozimin e Kryemadhit: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila kërkoi të votohen në Kuvend amendamentet e LSI për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë me ironi se doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë, por e ka gdhirë duke menduar për të shkretët studentë duke gjetur zgjidhjen shkencore.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore.”- shkruan Rama.



4 Comments

  1. O shoku kryeministër po të han me të vërtetë ujku, nuk je në ëndër, por mbathja sa më shpejt sa nuk është vonë.

  2. Larg nga studentet si ti si doktorja e shkencave. ju e keni mendjen te tepsia perfshire edhe gruan e Like floririt. Do qurrashja te fitoj kapital politik me idealet e studenteve. do i zgjidhi kjo hallet e tyre dhe pastaj do bej dhe tre vila te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *