• |
ide | kryesore

Seriali turk shpallet më i mirë i vitit në ceremoninë e “Çmimeve Pantene Flutura e Artë”

Paparazzi, Slider



Seriali i rekordeve në shikueshmëri “Çukur” është shpallur “seriali turk më i mirë i vitit” në ceremoninë e “Çmimeve Pantene Flutura e Artë”.

Ishin producentët e serialit Kerem Çatay dhe Pelin Diştaş, ata të cilët tërhoqën çmimin prestigjioz në edicionin e 45-të të “Çmimeve Pantene Flutura e Artë”, mbajtur në Stamboll.

Por çmimi i “serialit më të mirë” nuk ishte i vetmi që “Çukur” fitoi mbrëmjen e së dielës.

Aktori Aras Bulut, i cili luan rolin e Jamaç, fitoi çmimin e “aktorit më të mirë”, ndërsa edhe muzika e “Çukur” krijuar nga Toygar Işikli fitoi çmimin e “muzikës më të mirë të serialeve”.

https://www.youtube.com/watch?v=ueXpsmyl9HU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *