• |
ide | kryesore

Spalletti ka shpjegimin e tij për eleminimin “N’a mungoi qetësia”

Sport



“Eshtë një dëshpërim i pafund. Zhgënjimi është i madh”. Kështu Luciano Spalletti pas barazimit të Inter kundër Psv, tregon gjendjen e tij pas lamtumirës nga Champions. “Nuk arritëm të ruanim qetësinë e duhur, pavarësisht se ishte e mundur. Nervozoheshim me kalimin e minutave dhe humbëm më tepër topa se duhej”. Një shpjegim që zikaltërve pak i intereson, duke qenë se luhej kundër skuadrës së vendit të fundit e pa asnjë objektiv.

Spalletti megjithatë kërkon të mos i shohë gjërat krej të zeza, duke bërë llogari performancash e kudnërshtarësh: “Kemi bërë të njëjtën shifër pikësh si Tottenham, por duhet të bënim më mirë për këtë ndeshje. U kapëm nga tensioni, që këto lloj kompeticionesh japin”, deklaroi tekniku në konferencën për shtyp pas eleminimit nga Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *