• |
ide | kryesore

Taulant Muka: Do t’i kallëzoj penalisht personat që kam denoncuar për plagjiaturë

Lajme, Të fundit



Një mori denoncimesh për plagjiaturë kanë ardhur gjatë këtyre ditëve nga ish.zv-ministri i Arsimit Taulant Muka.

Disa prej emrave që Muka ka denoncuar kanë qenë: Blerina Gjylameti, Ervin Demo, Dhori Kule, Monika Kryemadhi, Mimi Kodheli etj.

Përveç denoncimit publik, Muka deklaron se do të vazhdoj me kallëzim penal ndaj këtyre figurave politike e akademike.

Duke cituar nenin 148, Muka deklaron se dënimi për plagjiaturë shkon deri dy vite burg.

“Po flet plagjiatura! Së shpejti kallëzim penal për të gjitha plagjiaturat që kam bërë publike: Blerina Gjylameti, Ervin Demo, Dhori Kule, Monika Kryemadhi, Mimi Kodheli etj. Sipas nenit 148 të kodit penal, plagjiatura dënohet deri në 2 vjet burg!”, shkruan Muka.



5 Comments

  1. Ti mire e ke menduar po ne shqiperi jane kapur me ze e figure dhe dokumneta duke vjedhur dhe nuk jane denuar, ndersa ti mendon se do denohen per plagjiature. Te uroj fat por se besoj se do shkosh larg ne ate sistem te korrupruar

  2. O taulant muka mbaji pullumat mos lesho kot me kot Blerina Gjylameti nuk esht plagjature o injorant ca sajon historira monika kryemadhi po esht po thuajse se te gjith ato nga pratija demokratike jan plagjature se i kan bler diplomat me lek andej shiko dhe mos u hith deg me deg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *